Flash

Votimi në parlamentin britanik/S’ka referendum të ri për Brexit’in

Lapsi.al 14 March 2019
Votimi në parlamentin britanik/S’ka referendum të ri për

Parlamenti britanik ka votuar kundër mbajtjes së një referendumi të ri për Brexit-it. Ligjëvënësit kundërshtuan mocionin me 334 vota kundër dhe 85 prp.

Ky votim, nuk i pengon ligjvënësit, që në një përiudhë të ardhshme, sërish të fitojnë mbështetjen e Parlamentit për një referendum të dytë të Brexit-it, raporton Asociated Press.

Parlamenti britanik po mban një sërë votimesh të enjten nëse do të shtyjë largimin e Britanisë nga blloku 28-vendësh, i cili aktualisht është planifikuar për në 29 mars.

Procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja ka hyrë në një periudhë të paqartësisë së madhe pasi parlamenti britanik rrëzoi dy marrëveshje që parashihnin modalitetet e daljes së vendit nga BE-së.

Marrëvëshjet ishin arritur përmes negociatave të qeverisë britanike të udhëhequr nga Theresa May dhe udhëheqësve të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë të mërkurën, ligjvënësit britanikë kanë votuar kundër largimit nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje paraprake.

Me 321 vota pro dhe 278 kundër ata i kanë bërë thirrje Qeverisë Britanike që të përjashtojë mundësinë e një Brexiti pa marrëveshje.

Të këshilluara

Indi/ Shembet ura, vdesin 3 persona

Një urë këmbësorësh është shembur ne Mumbai pranë terminalit të stacionit qëndror. Zona është bllokuar për momentin nga policia e cila po përpiqet të largojë kë...

17:21

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI