Flash

Uefa heton "huevos" e Cristiano Ronaldo: portugezi mund të humbasë çerekfinalen e Champions

Lapsi.al 14 March 2019
Uefa heton "huevos" e Cristiano Ronaldo: portugezi mund të

Frika e një skualifikimi të Cristiano Ronaldo në Champions League, pas euforisë së kualifikimit, mbizotëron tek Juventus: Uefa në fakt do të hapë një hetim në bazë të pamjeve tv, që janë marrë për të analizuar festimin e portugezit në fund të ndeshjes, me duart përpara organeve gjenitale. Kampioni portugez i Juventus rrezikon një gjobë si Simeone, por nëse gjesti konsiderohet i drejtuar tifozëve kundërshtarë, atëherë për CR7 do të ketë skualifikim.

Rregullorja flet qartë e provokimi i tifozëve kundërshtarë është i ndëshkueshëm me një ndeshje pezullim. Uefa, falë imazheve televizive nga Movistar +, do të hetojë gjestin e Cristiano Ronaldo që, pikërisht si ndodhi me Simeone në ndeshjen e parë, tregoi "los huevos" duke përsëritur gjestin e teknikut kundërshtar në Ëanda Metropolitano.

Cholo e kaloi me një gjobë, por diferenca mes të dyve është se argjentinasi u drejtua tek tifozët e tij. Një sjellje që u dënua me gjobë e asgjë më shumë, ndërsa Ronaldo ishte përpara sektorit të zënë nga tifozeria e Colchoneros, duke rrezikuar kështu skualifikimin. Dy frazat e thënë më pas nga sulmuesi bardhezi më pas, "Hijos de puta" e "A chuparla!", nuk është se e ndihmojnë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI