Flash

Shorti i Champions: Porto e dëshiruara e të "7 të mrekullueshëmve"

Lapsi.al 14 March 2019
Shorti i Champions: Porto e dëshiruara e të "7 të

Shorti i Nyon pret vetëm të premten për të përcaktuar çiftet çerekfinaliste. Juventus, Barcelona e Manchester City janë pretendentët e mëdhenj, por edhe United, Liverpool, e Tottenham, madje deri edhe Ajax kanë të njëjtën dëshirë, për të vazhduar rrugën e tyre drejt finales së Madridit: të gjejnë përballë në short Porton, kundërshtarin më të kalueshëm. Në fakt, edhe Ajax i të rinjtë të talentuar e Tottenham nuk është se i frikësojnë shumë pretendentët kryesorë. Barcelona e Juventus duan vetëm të evitojnë njëri tjetrin në cerekfinale, ndonëse të vështira duken edhe përplasjet me Manchester City, Manchester United e Liverpool.

Shorti që është në kalendar të premten në orën 12 do të vendosë se cila do të marrë dhuratën e dëshiruar, portugezët e Portos, që vijnë pasi eleminuan Romën në kohët shtesë. Citizens të Guardiolës, nuk niset si favoriti kryesor, por nuk është se i frikësohet asnjë kundërshtari, edhe pse shortin do ta donte pa Barcelonën e Juventus përballë. Rreziku më i madh është një euro derbi britanik, duke qenë se janë katër skuadra angleze në tetë. Për talentin që ka në skuadër e një trajner ekspert në pankinë, City është më i kuotuar se United (pavarësisht arritjes spektakolare kundër Psg), e se Tottenham gjithashtu. Ajax i talentuar, edhe pse likuidoi Real Madrid është në shkallën e fundit të vështirësisë, bashkë me Porton, skuadra tek të cilat kanë hedhur sytë të tjerët për përballjet cerekfinale.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI