Flash

Parandjenja e gruas, e cila humbi të gjithë familjen në aksidentin e “Ethiopian Airlines”

Lapsi.al 14 March 2019
Parandjenja e gruas, e cila humbi të gjithë familjen në

Pjesë e tragjedisë së ndodhur në Kenia, ku u rrëzua avioni "Ethiopian Airlines" me rreth 157 pasagjerë që humbën jetën, ishin dhe 5 anëtarë të një familje.

Një javë para se të hipte në këtë fluturim Carol Karanja,  i dërgoi një mesazh motrës së saj, duke i thënë se ajo kishte një parandjenjë se diçka jo e mirë do të ndodhte.

Në WhatsApp Carol Karanja i shkruajti së motrës: “Zemra ime nuk është shumë e gëzuar, ndihem sikur ka diçka të keqe përpara, por unë nuk e di se çfarë” .

Karanja po udhëtonte nga Kanadaja në Kenia me tre fëmijët dhe nënën e saj. Ajo ishte aq e shqetësuar për udhëtimin, saqë i dërgoi një mesazh të ngjashëm ku shprehu frikën e saj për udhëtimin e afërt edhe babait, pak para se të hipte në avion.

Mijëra milje larg në Kenia, e shqetësuar për paralajmërimin e motrës së saj, Kelly Karanja i kërkoi asaj ditën e saktë që do të mbërrinte dhe i tha asaj se do të lutej për të. Carol Karanja nuk arriti ta çonte deri në fund udhëtimin për në atdhe.

Të vdekur mbetën gjithashtu edhe nëna e saj, Ann Wangui Karanja bashkë me tre fëmijët: Ryan Njoroge, 7 vjeç dhe vajzat Kellie Pauls, 4  vjeç, Rubi Pauls 9 muajshe.

Rubi kishte lindur në Ontario, ku jetonte familja. Ajo po shkonte për herë të parë në vendin e origjinës për të takuar familjen e saj keniane.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI