Flash

Mogherini: BE do të transferojë 1.5 miliardë euro për sirianët në Turqi

Lapsi.al 14 March 2019
Mogherini: BE do të transferojë 1.5 miliardë euro për

Bashkimi Evropian do të transferojë 1,5 miliardë euro nga pjesa e dytë prej 3 miliardë eurove të premtuara për sirianët në Turqi, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Do të doja të konfirmoja se do të transferojmë 1,5 miliardë euro nga 3 miliardë eurot e dyta për sirianët në Turqi”, tha Mogherini.

Duke folur në ceremoninë e hapjes së një konference mbi Sirinë të organizuar nga BE dhe OKB në Bruksel, Mogherini theksoi se zgjidhja në Siri nuk mund të jetë ushtarake, por politike.

Siria është përfshirë nga një luftë shkatërruese civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit zbatoi dhunë gjatë protestave pro-demokratike. Që atëherë, sipas OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se dhjetë milionë të tjerë janë zhvendosur.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI