“Ktheju tokës”, është titulli i këngës që Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2019”. Kënga do të jetë në gjuhën shqipe dhe katër ditë më parë u publikua klipi i relizuar nga Triangle Media.
Kënga u dedikohet atyre qe jetojnë larg vendlindjes. “Ktheju Tokës” është një thirrje për të gjithë shqiptarët për të kthyer vëmendjen nga origjina.
Deri më tani komentet kanë qenë shumë pozitive për këngëtaren shqiptare. Ajo që bije në sy është se mes 1,978 komenteve (të paktën deri tani) rreth 90% e tyre janë nga komentues të huaj, vendet amëtare të së cilëve janë vetë garuese në festival. Nëse fituesi do të ishte në bazë të këtyre komenteve, padyshim Jonida do të ishte në Top 5 e Eurovizionit për 2018 dhe pse jo fituese.






