Flash

Video/ Ngo'o tërheq Tiranën drejt gjysëmfinales së Kupës: likudohet 3-0 Laçi

Lapsi.al 13 March 2019
Video/ Ngo'o tërheq Tiranën drejt gjysëmfinales së

Një vit kalendarik i nisur në mënyrën më të mirë dhe dy muaj pathyeshmërie që po e cojnë Tiranën drejt arritjes së një objektivi të pamenduar deri në dhjetor, një vend në zonën Europiane sezonin e ardhshëm e që tani duket e arritshme përmes dy kompeticioneve. Pikërisht kështu, sepse bardheblutë kanë hedhur një këmbë, në mos të dyja në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, duke likuiduar 3-0 Lacin në Selman Stërmasi. Spektakolar Michael Ngo'o gjithnjë e më tepër protagonist i kthesës së kryeqytetasve, me dy gola dhe një asist për Hasanin, për ti bërë gjumin e qetë Ardian Memës deri në ndeshjen e kthimit.

Kurbinasit nuk ishin lëshuar kurrë në këtë formë, që kur Besnik Prenga është ulur në pankinën e bardhezinjve. Këtë herë kurbinasit luajtën të dorëzuar dhe nëse nuk e kanë më të rëndë bilancin e golave, është sepse asitenti i Allës gabon totalisht vendimin në fundin e pjesës së parë, duke i ndaluar padrejtësisht golin Hasanit.

Tirana zotëroi mesfushën, mbajti kontrollin e topit, tentoi kuadratin dhe vuri në lëvizje të gjithë sistemin ofensiv, pa i dhënë pika referimi kurbinasve, që inkasuan goditjet, me shpresën për të dalë me sa më pak dëme, nga një ndeshje që ishte dukshëm nën dominimin e kundërshtarit. Vetëm se llogaritë nuk i kishin bërë me Ngo'o. Anglezi shënoi dy herë në harkun e 12 minutave, duke shkatërruar strategjinë e vetme që kishte Laci në mendje, mbrojtjen e rezultatit për ta zgjidhur në kthim.

Tani në kthim nuk është se ka shumë për të zgjidhur, sepse pas golave në të 53 e 65 qendërsulmuesi dha një tjetr asist për Hasanin që këtë herë vlerësohet në pozicion të rregullt, duke shënuar golin e tretë në minutën e 73. Rezultat i pamenduar ndoshta edhe nga vetë Mema në vigjilje të ndeshjes, duke parë edhe ekuilibrin e ndeshjeve të fundit mes dy formacioneve. Megjithatë tani Tirana e sheh veten një hap larg gjysëmfinales dhe pret vetëm të njohë se cilët do të ketë përballë si kundërshtar...

Të këshilluara

Psg, Neymar nën hetim nga Uefa

Probleme të tjera për Neymar, sikur të mos mjaftonte dëmtimi që vazhdon ta mbajë jashtë fushave të lojës. Braziliani i PSG duhet të përballet tani me një hetim ...

18:28

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI