Flash

Lindita Halimi shpjegon përse e mbajti të fshehtë shtatëzaninë

Lapsi.al 13 March 2019
Lindita Halimi shpjegon përse e mbajti të fshehtë

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Lindita Halimi së fundmi është bërë nënë për herë të parë dhe shtatzëninë e saj e ka mbajtur plotësisht të fshehtë.

Madje edhe lajmin se është bërë nënë nuk e ka dhënë ajo fillimisht, por partneri i saj Davon Edwards.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai njoftoi publikisht se bashkë me Lindën janë bërë prindër të një vogëlushjeje që kanë vendosur ta quajnë, Kaimana!

Por cila është arsyeja pse bukuroshja e mbajti të fshehtë?

Së fundmi ajo ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ku shkruante: “Unë vetëm doja të mbroja energjinë e saj dhe të shijoja fazën më të ndjeshme të jetës së një femre. Shtatzëninë…larg nga sytë e botës! Pata eksperiencën më të bukur që kam patur ndonjëherë. Ndihem kaq e fuqizuar! Unë jam femër!”

Pas kësaj vërshuan komentet, ndërkohë ra në sy ai i një mikeshës së saj e cila i shkruante se nuk ka arsye pse të sqarohet për një veprim që e ka marrë vetë.

Mirëpo, këngëtarja i është përgjigjur asaj, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe arsyen se përse e ka mbajtur të fshehur.

“Unë nuk e kam fshehur atë nga bota. Gjithsecili ka mendimet e tij, por kur bëhet fjalë për bekimet e Zotit, asnjë mendim i njeriut nuk ka rëndësi! E gjithë familja ime dhe rrethi shoqëror e dinte dhe jam mirënjohëse që të gjithë respektuan privatësinë time. Jo të gjithë gëzohen për ty!”- ka sqaruar ndër të tjera Linda.

Të këshilluara

Lady Gaga: Jam shtatëzanë me... (Foto)

Gjithaçka nisi nga interpretimi i tyre në ndarjen e çmimeve 'Oscar' të këngës ‘Shallow’. Në fund të interpretimit të gjithë menduan se ato ishin gati për tu ...

13:55

Casper fshin nga memoria Jennifer Lopez

Casper Smart nuk duket shumë i shqetësuar për martesën e Jennifer Lopez pasi e ka mendjen te një tjetër femër. Casper dhe një modele që quhet Coca u fotograf...

13:13

Ariana Grande në krahët e ish të dashurit

Ariana Grande deklaroi se dëshiron të mbetet single për disa kohë. Por është edhe një prej femrave që mund të mbajë miqësi me ish të dashurit e saj. Këngëtar...

12:38

Arrestohet MCgregor, konfliktohet me publikun

Një nga emrat e mëdhënj në MMA dhe ish kampion i UFC McGregor është përfshirë në një sherr me një nga fansat e tij dhe është arrestuar nga policia në Florida. ...

11:56

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI