Flash

Vdekja e Astorit, mbyllen hetimet: dy mjekë të akuzuar për vrasje të qëllimshme

Lapsi.al 12 March 2019
Vdekja e Astorit, mbyllen hetimet: dy mjekë të akuzuar për vrasje

Prokuroria e Firences ka mbyllur hetimet mbi vdekjen e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, ndodhur në 4 mars 2018, përpara ndeshjes me Udinese, që kanë nxjerrë të akuzuar për vrasje të qëllimshme mjekët Francesco Stagno, si drejtor sanitar i Institutit të mjekësisë sportive në Cagliari, e Giorgio Galanti, si drejtor sanitar i Qendrës së referimit të mjekësisë sportive të Aouc në Firenze Careggi.

Sipas hetimeve dy mjekët janë përgjegjës sepse, për një konkurencë të shkaqeve të pavarura nga njëra-tjetra, ata kanë shkaktuar vdekjen e Astorit, duke shkelur "protokollet kardiologjike për gjykimin e përshtatshmërisë për sportin agonistik". Në veçanti, Stagno akuzohet se i kishte lëshuar Astorit në korrik 2014 një certifikatë të përshtatshmërisë së lojarit për sportet konkurruese, ku u vërtetua mungesa e kundër-indikacioneve, përkundër faktit që hetimet treguan se janë verifikuar dy faktorë ekstra ventrikolar të izoluar, që nuk ishin sinjalizuar në raport.

Galantit, nga ana tjetër, prokuroria i konteston lëshimin ndaj Astorit të dy certifikatave të ndryshme të përshtatshmërisë për praktikën e futbollit konkurrues në korrik 2016 dhe në korrik 2017, pavarësisht, gjithnjë sipas hetuesve, se ishin zbuluar aritmi kardiake në teste. Stagno dhe Galanti gjithashtu akuzohen se nuk i kanë kërkuar ish-kapitenit të Fiorentinës t'i nënshtrohej kontrolleve të tjera diagnostikuese, më të thelluara mbi origjinën dhe shkaqet e këtyre parregullsive, në mënyrë që të përjashtoheshin "kardiopatia organike" ose "sindroma aritmogena".

Sipas prokurorisë, nëse patologjia do të ishte diagnostikuar në fazë fillestare, do të kishte bërë të mundur ndërprerjen e aktivitetit agonistik të Astorit dhe përmes mjekimit të parandalonte atë që ndodhi.

Të këshilluara

Video/ Hannover i ndalohet goli... nga dëbora

Ndeshjet vendosen nga episodet dhe ndonjeherë ato nuk janë në favor, madje janë edhe përtej mundësive të lojtarëve, sepse krijohen nga faktorë të jashtëm. E një...

19:01

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI