Flash

Telefonatë e panjohur: David Neres nuk përgjigjet… por ishte Tite!

Lapsi.al 12 March 2019
Telefonatë e panjohur: David Neres nuk përgjigjet… por ishte

Telefonatat nga numra të panjohur ndoshta janë bezdia më e madhe e jetës moderne. I ka ndodhur të gjithëve të shohin një numër në ekran e të mos jenë të sigurtë nëse duhet ti përgjigjen apo jo. E kjo situatë është edhe më e ndjeshme tek futbollistët, që shpesh janë të kërkuar nga gazetarë për intervista, apo edhe persona të cilët kushedi si mund ti ketë rënë numri i tyre në dorë dhe ëndërrojnë të flasin me idhullin e tyre. Nuk mund të fajësohet braziliani David Neres për injorimin e bërë të disa telefonatave nga një numër që nuk e njihte. Edhe pse kjo mund ti kushtonte grumbullimin e parë në karrierë me kombëtaren!

Kështu, sepse nga ana tjetër e telefonit, për ti komunikuar lajmin e bukur... ishte Tite, trajneri i Seleçao, që donte të fliste personalisht me futbollistin e Ajax, por që…u injorua nga 21 vjecari. E ka shpjeguar vetë sulmuesi për De Telegraaf: “Në fillim nuk e njoha numrin. Pòr në telefonatën tjetër u përgjigja shpejt … U kujtova se të njëjtin numër e kisha në mesazhet e WhatsApp dhe aty e kuptova kush ishte. Ishte Tite që më telefononte për të më thënë se isha i grumbulluar!”. E ndoshta nuk ishte rasti për ta bërë teknikun të priste …

Grumbullimi i merituar erdhi pas ndeshjes së mrekullueshme në Bernabeu, ajo në të cilën Ajax dhe djaloshët e tmerrshëm shkatërruan Real tre herë kampion Europe. Ndoshta edhe vetë Neres nuk e priste të grumbullohej në vend të Vinicius, që u dëmtuar pikërisht kundër hollandezëve: “Pastaj më morën nga familja dhe miqtë. Të gjithë e dinin në Brazil”. Të gjithë përvec David Neres. Që me këtë rast, sa për të qenë i sigurtë, është mira ta regjistrojë numrin e Tite.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI