Me shumë mundësi kishte në plan të bënte vetëm një shaka të vogël për karnavale, duke qenë në vigjilje të Pashkëve, por tani rrezikon punën shitësi i një supermarketi Conad në Oristano, që kishte përgatitur një kartelë me të shkruarën "Rubentus" (që nënkupton vjedhjen; rubo-vjedh) në pëllumbat e Pashkëve Balocco, me ngjyrat dhe simbolet e Juventus.
Sipas asaj që tregon e përditshmja L'Unione Sarda, kartela u hoq menjëherë, por shumë persona e panë dhe e fotografuan duke e bërë virale në pak orë në rrjetet sociale. Vetëm se tani shitësi rrezikon të mbetet i papunë. E me siguri që kjo nuk i kishte shkuar në mend...