Flash

SHBA tërheq personelin diplomatik nga Venezuela

Lapsi.al 12 March 2019
SHBA tërheq personelin diplomatik nga Venezuela

Shtetet e Bashkuara thonë se do të tërheqin këtë javë të gjithë personelin amerikan që mbetet në ambasadën e tyre në Venezuelë, si rezultat i situatës në keqësim në këtë vend të Amerikës Latine. Në janar Departamenti i Shtetit tërhoqi personelin jo të domosdoshëm, disa ditë pasi Presidenti Nicolas Maduro ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin pasi Amerika njohu zotin Juan Guaido si president i përkohshëm.

Uashingtoni e bëri njoftimin për tërheqjen e personelit diplomatik, ndërkohë që Presidenti Nicolas Maduro përsëriti akuzat e tij se pas ndërprerjes së energjisë që vazhdon prej gjashtë ditësh, qëndrojnë Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq është e vështirë të konfirmohen njoftimet që dalin nga Venezuela për vrasje dhe plaçkitje, pasi nuk funksionojnë linjat e komunikimit.

Presidenti Maduro fajëson Shtetet e Bashkuara dhe opozitën për ndërprerjet e energjisë duke i akuzuar për sulm kibernetik në sistemin e një hidrocentrali.

“Strategjia makabre e këtij sulmi ndaj sistemit energjetik është që ta çojë popullin tonë në një gjendje dëshpërimi dhe që t’i ndërsyjë venezuelianët kundër njëri-tjetrit. Por kjo nuk do të ndodhë,” tha Presidenti Maduro.

Udhëheqësi i opozitës dhe president i vetëshpallur i vendit, Juan Guaido thotë se situata aktuale është shkaktuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi në qeveri.

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë akuzat se kanë gisht në ndërprerjet e energjisë. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo fajësoi dje Kubën dhe Rusinë për përkrahje ndaj regjimit të Presidentit Maduro.

“Regjimi i Presidentit Maduro dërgon çdo ditë 50 mijë fuçi nafte në Kubë. Kubës i duhet kjo naftë e lirë që të mbajë gjallë ekonominë e saj të dërrmuar socialiste, ndërsa zotit Maduro i duhet ekspertiza kubane për të shtypur kundërshtarët e për të mbajtur pushtetin,” tha zoti Pompeo.

Sekretari i Shtetit shtoi se Rusia, ashtu si Kuba, tregon mospërfillje për shtetin ligjor në Venezuelë.

Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar sanksionet kundër Venezuelës duke përfshirë ndër entitetet nën sanksione edhe një bankë me qendër në Moskë, që është në pronësi të përbashkët të qeverive ruse e venezueliane.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI