Flash

SHBA tërheq gjithë stafin diplomatik nga Venezuela

Lapsi.al 12 March 2019
SHBA tërheq gjithë stafin diplomatik nga Venezuela

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, urdhëroi tërheqjen e gjithë personelit diplomatik të SHBA-së, të mbetur në Venezuelë. Më 24 janar, SHBA e ka zvogëluar në minimum stafin diplomatik atje.

Urdhri i ri u dha disa orë pasi Uashingtoni sanksionoi një bankë ruse, për shkak të marrëveshjeve të saj me kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë, PDVSA.

Këto vendime synojnë të rrisin presionin edhe mbi Karakasin, edhe mbi Moskën, e cila është një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të presidentit të sfiduar të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe disa vende të tjera e kanë shpallur Maduron udhëheqës të paligjshëm dhe e kanë mbështetur udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si lider të përkohshëm.

Sipas tyre, Maduro nuk është rizgjedhur në mënyrë të ligjshme vitin e kaluar, pasi kandidatët e opozitës nuk janë lejuar të garojnë. Maduro e ka akuzuar Guaidon për përpjekje për grushtshtet kundër tij me ndihmën e, siç ka thënë, “imperialistëve amerikanë”. 

Maduro është në pushtet qysh në vitin 2013. Nën udhëheqjen e tij, Venezuela ka përjetuar kolaps ekonomik, me mungesa të mëdha ushqimesh dhe rritje enorme të inflacionit.

Kriza ekonomike ka detyruar mbi tre milionë qytetarë të Venezuelës të ikin nga ky vend, në vitet e fundit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI