Flash

Rachel Wood lëndon veten, në gjëndje të rëndë emocionale

Lapsi.al 12 March 2019
Rachel Wood lëndon veten, në gjëndje të rëndë

Aktorja amerikane me famë botërore Evan Rachel Wood së fundmi ka shpërndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Twitter një foto në të cilën shfaqet me shenja në trup të shkaktuara nga vetë ajo si pasojë e një gjendje jo të mirë emocionale.

Po ashtu 31- vjeçarja ka përdorur hashtagun, “nuk jam në rregull” dhe përmes dy postimeve ka ndarë me fansat situatën e vështirë që po kalon.

Në një prej tyre shkruan: “Ditën gjatë këtij seti fotografik isha shumë e dobët si pasojë e një marrëdhënie abuzive me veten. Ndihesha e lënë mënjanë, në depresion të rëndë dhe mezi qëndrova, unë nuk jam në rregull.”

Ndërkohë në postimin e dytë, ajo publikoi një foto tronditëse në të cilën shfaqej me krahun me shenja dhe shkruante: “2 vite kam abuzuar me veten time. Kur abuzuesi im më kërcënonte ose sulmonte, unë prisja dorën time si një mënyrë për ta çarmatosur atë. Thjesht bëri që abuzimi të ndalonte përkohësisht. Isha e dëshpëruar për ta ndaluar abuzimin dhe isha shumë e tmerruar për t’i ikur! Unë nuk jam në rregull.”

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Evan lufton me çrregullimet mendore. Në muajin janar ajo deklaroi publikisht se në moshën 22-vjeçare kishte tentuar të vetëvritej si pasojë e gjendjes së keqe emocionale.

Të këshilluara

Cardi B njeri tjetër pa make up

Vetëm pak ditë më parë, Cardi B u rikthye nga pushimet e saj përrallore në Meksikë bashkë me Offset. Ndërsa ditën e sotme, dukej se këngëtarja i ishte kthyer re...

10:46

Linda Halimi nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Lindita Halimi ditën e sotme është bërë nënë për herë të parë dhe shtatzëninë e ka mbajtur plotësisht sekret. Partneri i buku...

10:26

Kylie Jenner publikon fotot në adoleshencë

Ndërsa është rritur para kamerës, duket sikur Kylie Jenner-it i është dashur të piqet më shpejt sesa duhet për moshën e saj. Sot ajo postoi në mediat soc...

09:46

Meghan Markle heq nga dora unazën e martesës

Ditën e sotme Meghan Markle dhe Princ Harry kanë vizituar Shtëpinë e Kanadasë në Londër në kuadër të ditës së “Komonuelthit Britanik” dhe ajo çka habiti të gjit...

18:09

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI