Flash

Nuk ka akord Chelsea-Conte: çështjen e zgjidh Gjykata e Lartë

Lapsi.al 12 March 2019
Nuk ka akord Chelsea-Conte: çështjen e zgjidh Gjykata e Lartë

Antonio Conte është bërë tashmë kandidati numër 1 i bookmakers për një rikthim të zhurmshëm në pankinën e Juventus (gjithnjë nëse Massimiliano Allegri largohet), por më parë tekniku italian duhet të fitojë betejën ligjore për daljen e mirë nga Chelsea. Kontrata e teknikut puljez, me Blues skadon në fund të sezonit, por cështja sipas "The Times", do të shkojë deri në gjykatë.

Pas shkarkimit në verën e kaluar, që erdhi pas fitimit të një Premier League e një FA Cup, një akord mes palëve nuk është arritur ende e tani i takon Arbitrazhit të trajnerëve të Premier League të shprehen mbi cështjen, që më pas do të kalojë në Gjykatën e Lartë.

Avokatët e Conte pretendojnë se Chelsea duhet ta paguajë të gjithë vitin e fundit të kontratës (kishte firmosur një tre vjecare prej 10 milionë në sezon, por u largua pas vetëm dy), ndërsa klubi anglez pretendon se sjellja e trajnerit gjatë sezonit 2017/18, duke nisur me mesazhin për Diego Costa të cilit i komunikonte se e kishte larguar nga skuadra, ka thyer disa pika të kontratës.

Roman Abramovich, i cili që kur ka mbërritur në krye të Chelsea (2003) ka shpenzuar shifrën e 82 milionë euro vetëm për daljet e mira të trajnerëve, nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI