HIPOTEZA PENALLTITE: KUSH DO T'I GODASË? Shpresat e përmbysjes së Juventus mund të kalojnë edhe ëprmes penalltive: nëse ndeshja përfundon 2-0 edhe pas kohëve shtesë, penalltitë do të ishin decizivë për cerekfinalet. Allegri ka studiuar një plan edhe në këtë rast. Do të nisë sigurisht nga Cristiano Ronaldo, ndërsa mes ekzekutuesve janë Emre Can, Bernardeschi, Bonucci, Pjanic e Cancelo. DILEMAT E FORMACIONIT Shumë dyshime për Allegri, duke nisur nga moduli. Kthehet në kuota 4-3-3 edhe pse mbetet e hapur mundësia që tekniku bardhezi të vendosë në fund për 3-5-2. Në rastin e parë Cancelo mbrojtësi i djathtë e Spinazzola në të majtë me Bernardeschi në tridhëmbëshin e kompletuar nga Mandzukic e Ronaldo. Në rastin e dytë, Caceres mes tre qendrorëve e Cancelo majtas në mesfushë me Bernardeschi që bën mesfushorin e pestë në të djathtë. ALLIANZ STADIUM, REKORD ARKËTIMESH Për mbrëmjen që mund të ndryshojë sezonin bardhezi, Allianz Stadium do të vishet si festë: Curva Sud vendosi pezullimin e grevës së tifozëve, dhe stadiumi do të jetë plotësisht i mbushur. 300 gazetarë të akredituar nga e gjithë bota e sipas Corriere dello Sport po shkohet drejt 5 milionë euro të ardhura (do të jetë rekord për Juventus në histori). Nga Spanja do të vijnë rreth 1700 tifozë miq, por pjesa tjetër e impiantit (kapaciteti rreth 42mijë spektatorë) do të jetë i gjithi bardhezi.Da tutto il mondo #OfficialFanClub & #JuventusAcademy arriva un solo grido. Quale? Semplice... #GETREADY TO COMEBACK! E VOI, SIETE PRONTI? ? #JuveAtleti pic.twitter.com/MJGSrAsmmU
— JuventusFC (@juventusfc) March 12, 2019
98 anni fa nasceva Gianni Agnelli. La sua presenza è sempre viva in noi. https://t.co/yHWrmyeiqt pic.twitter.com/9NuxIe361y
— JuventusFC (@juventusfc) March 12, 2019