Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

FOTO/ Një restorant shqiptar në Bronx tërheq vëmendjen e NYT: Çfarë shije e veçantë

Lapsi.al 12 March 2019
FOTO/ Një restorant shqiptar në Bronx tërheq vëmendjen e

Prestigjiozja amerikane “New York Times” i ka kushtuar një artikull të gjatë një restoranti shqiptar në lagjen Bronx të New Yorkut. Quhet “Çka Ka Qellu” dhe pronari i tij është Ramiz Kukaj.

“Fillimisht sheh koleksionin e veglave antike, instrumenteve me tela, kunjave, mullinjve prej bronzi, makinave shkrimi me dorë, pjata metalike me çekiç dhe kostume të qëndisura. “Disa prej tyre, - thotë pronari, - janë prej shekullit të 18-të. Dyshemetë dhe muret duket sikur janë transportuar nga një shtëpi apo fermë shqiptare dhe mikpritësit luajnë meloditë popullore mbi instrumentet tradicionale, larg nga ato moderne dhe globale të grupit të tunxhit “Fanfara Tirana”. Restoranti është i zhytur në nostalgji” – shkruan NYT.

[caption id="" align="alignnone" width="2048"] Pronari Ramiz Kukaj[/caption]

Në reportazhin e saj gazeta nënvizon se kuzhina është e ngjashme me atë italiane, por shija është e ndryshme e afërt me atë turke dhe greke.

“Suxhukë të mbushur varen për tu tharë në sallameri. Këtu do të gjeni, byrekun shqiptar që sfidon biftekun xhamajkan. Nëse doni një eksperiencë të thellë shqiptare, “Çka Ka Qellu” është vendi ku duhet të shkoni” – citon NYT që shton se “njëlloj si në Shqipëri kafja e zier e fortë të shërbehet me një ene me bisht të gjatë (xhezve red.)".

Artikulli është i gjatë dhe përshkruan me detaje ushqimet dhe vlerëson me nota të larta ushqimin e gatuar aty.

“Secila prej sallatave të “Cka Ka Qellu” duket se përbëhet nga tranguj, domate, qepë të kuqe dhe djathë në rregullime pak më të ndryshme. Buka dhe deserti është i gatuar në vend. Bakllavaja me shurup, një kek me arra i quajtur haxhimak apo edhe një ëmbëlsirë sheqeri e quajtur sheqerpare” – shkruan NYT. ©LAPSI.al

Të këshilluara

(VIDEO) Origjina e jetës në vetëm 6 minuta

Gjithçka fillon këtu: një periudhë hipnotike tregon, nën një mikroskop, hapat e përpiktë dhe kompleksë që transformojnë një qelizë të fekonduar në larvat e ...

14:17

Gabimet që bëjmë në mëngjes

Një pjesë e veprime rutinë që bën në mëngjes, në fakt, të plakin më shpejt dhe të tregojnë më të madhe në moshë. Ja cilat janë gabimet themelore që nuk duhet t’...

19:30

Publikohet traileri i filmit 'Us' (VIDEO)

Publikohet traileri i filmit më të ri të regjisorit të “Get Out”, Jordan Peele. Filmi “Us” ka si protagonistë Lupita Nyong’o, Winston Duke dhe Elisabeth Moss. ...

17:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI