Flash

Atletico Madrid ndjesë...por ky është kompeticioni i Cristiano Ronaldo

Lapsi.al 12 March 2019
Atletico Madrid ndjesë...por ky është kompeticioni i Cristiano

10 heronj dhe një marsian. Cristiano Roanldo justifikon status-quo e tij Europiane me një ndeshje për manual. Tre gola që shtrinë Atletico Madrid dhe i dhanë Juventus cerekfinalen e turneut. Bardhezinjtë ndërtuan ndeshjen perfekte, duke i dhënë një sinjal të qartë Europës. I ngacmuar, provokuar, shqetësuar e... i jashtëzakonshëm! Fenomeni portugez iu përgjigj në fushë ashtu si di ai: tre gola Atletico dhe "dos huevos", sa oër ti kujtuar Simeone se kush ka fituar 5 Champions League.

Por nëse një fenomen ishte në fushë, një tjetër ishte në pankinë. Massimiliano Allegri mes kritikave, zërave të merkatos e presionit të dështimit krijoi strategjinë perfekte, taktikën, arrogancën e përgjegjësinë e ndeshjes perfekte. Emre Can mbrojtës i i shtuar në një version të paprecedent të bardhezinjve bënë të mundur dominimin total të ndeshjes, me zotërimin e topit goditjet në portë e drejt kuadratit. Një intuitë taktike e studiuar e asnjherë e zbuluar deri në momentin deciziv e finalizuar nga goli i tretë i Ronaldo, që nuk humbi mundësinë të tregonte "dos huevos" për Simeonen dhe tre mesazhe për Europën.

STATISTIKAT

- Për herë të parë në historinë e saj Juventus kalon një raund me eleminim direkt në një kompeticion të UEFA pasi kishte humbur të parën me dy gola.

- Para Cristiano Ronaldo, i fundit lojtar i Juventus që shënoi tre gola në ndeshjet me eleminim direkt të Champions League ishte Alessandro Del Piero, kundër Monaco në 1998.

- Cristiano Ronaldo është lojtari i 11° që shënon tre golësh në Champions League me dy skuadra të ndryshme.

- Cristiano Ronaldo ka realizuar 124 gola në Champions League, katër më shumë se ka shënuar e gjithë Atletico në kompeticion (118).

- Për herë të parë nën drejtimin e Diego Simeone, Atletico Madrid mbyll një ndeshje të Champions League pa një goditje në kuadrat.

- Giorgio Chiellini është lojtari i pestë në historinë e Juventus që diskuton 500 ndeshje në bardhezi në të gjitha kompeticionet, pas Del Piero, Buffon, Scirea e Furino.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI