Reperja me famë botërore Nicki Minaj ka publikuar një video n ‘Instagram’ duke shpjeguar arsyet që fshihen pas anullimit të koncertit të radhës në Francë.
Nicki ju përgjigj pyetjeve të fansave për anullimin e koncertit, teksa pinte cigare në mënyrë shumë të qetë, duke thënë se nuk dëshiron të humbë para, prandaj askush nuk e do performancën më shumë se ajo, por ka arsye që e ndalojnë. “Të dy qyetet ku janë anulluar koncertet kanë pasur probleme teknike që nuk i kam pasur asnjëherë në ndërtesat ku kam performuar. Këtë gjë na e kanë thënë 3 orë para shfaqjes, kur na u desh të bënim provën e zërit dhe gjërat nuk shkuan mirë. Por unë ju dua juve të gjithëve, jeni fansat e mi dhe performanca para jush është kënaqësia ime më e madhe. Uroj që së shpejti të dëgjohemi sërish”,-u shpreh Nicki. Reperja ka nisur së fundmi turin botëror i cili do shtrihet në disa shtete.