Flash

Pagesa e Mourinho në Madrid spektakolare: portugezi ka kërkuar shitjen e 4 lojtarëve

Lapsi.al 9 March 2019
Pagesa e Mourinho në Madrid spektakolare: portugezi ka kërkuar shitjen

E hëna është dita kyce për Real Madrid. Jorge Mendes është në kryeqytet për të diskutuar detajet e kontratës së Josè Mourinho: vendimi për të shkarkuar Solari është marrë, por nuk pati efekt të menjëhershëm për shkak të ndeshjes së afërt me Valladolid. Klubi thërriti Zidane, por përgjigja ishte negative, ndërkohë që Mourinho është shumë i lumtur të ulet përsëri në pankinën e Real, në kohën kur oferta financiare është në parametrat e dëshirave të Special One: 3 muaj deri në fund të sezonit me një shpërblim për tu vendosur, plùs një trevjecare prej 17 milionë në sezon.

Kushtet ekonomike janë disi të rënda, por Florentino Perez në këtë pikë nuk mund të humbte kohë. Ka nevojë për një mburojë përballë opinionit publik dhe portugezi është ai i duhuri. Vetëm se Mourinho ka kërkuar spastrimin e dhomave të zhveshjes nga 'armiqtë': Benzema, Marcelo, Bale e mbi të gjithë Sergio Ramos. Ky i fundit është edhe më i vështirë për tu sistemuar (edhe pse në Spanjë pretendojnë se Jorge Mendes po ia propozon Juventus), ndërsa Bale mund të shkojë tek Manchester United, Benzema ka shanse të mira gjithashtu në Premier League e Marcelo ka vendosur prej kohësh të bashkohet me mikun e tij Cristiano Ronaldo në Torino. E për të gjithë këtë, Florentino Perez i ka premtuar portugezit se do ti plotësohet dëshira.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI