Flash

Itali/ Hajduti tenton t'i shmanget policëve: "Jam Andri Shevçenko"

Lapsi.al 9 March 2019
Itali/ Hajduti tenton t'i shmanget policëve: "Jam Andri

Të gjithë e mbani mend një prej sulmuesve më të mirë të Serisë A, fituesin e "Topit të Artë", Andri Shevçenkon.

Një episod i veçantë ka ndodhur ditën e sotme në Napoli, më saktë, në zonën që njihet si Boskoreale, ku një 40-vjeçar polak, pretendonte se quhet Andri Shevçenko. Edhe pse ngjashmëria ishte e madhe me ukrainasin e Milanit, autoritetet policore e kanë kuptuar se bëhej fjalë për një kriminel, i cili ishte dënuar me arrest shtëpie.

Siç raportojnë mediat italiane, karabinierët e kanë gjetur të dehur, ndërkohë që një javë më parë, personi në fjalë ishte larguar nga shtëpia, edhe pse e kishte të ndaluar, pas dënimit që kishte marrë për akuzën e një serie vjedhjesh.

Pas disa ditësh kërkimesh, policia e gjeti në një fermë të madhe. Ai nuk tentoi të largohej, por përkundrazi, përdori emrin e Andri Shevçenkos, duke pretenduar se ishte ai. Por, karabinierët nuk u gënjyen nga diçka e tillë, ata e morën dhe e dërguan hajdutin në burg.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI