Flash

Gattuso grindet me gazetarët për Suso: “Mbaruat me Calhanoglu, tani e keni me Suson...?”

Lapsi.al 9 March 2019
Gattuso grindet me gazetarët për Suso: “Mbaruat me Calhanoglu,

“Mbaruat së kritikuari Çalhanogly, tani e keni nisur me Suson?”. Kështu trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, ka reaguar për momentin pak të shkëlqyer të spanjollit. Rënia e numrit 8 kuqezi është e dukshme prej disa javësh, por trajneri kalabrez është njëri nga ata që mund të hidhet në zjarr për djemtë e tij, siç e ka thënë shpesh dhe në të kaluarën. Dhe do të jetë kështu edhe për Suson, i kritikuar vazhdimisht sepse nuk është në nivelin e tij më të mirë, që ka pasur nga fillimi i sezonit, atëherë kur i vetëm fitonte ndeshjet me golat dhe asistet vendimtare.

“Nuk besoj se duket i lodhur në nivelin fizik. Duhet të jeni objektiv, unë kam parë pak lojtarë që gjatë vitit bëjnë 50 ndeshje me maksimumin e tyre. Nuk është i lodhur nga ana fizike. Mbaruat me Çalhanogly dhe tani filluat me Suson”, është kundërpërgjigjur trajneri, që pastaj ka bërë llogaritë për pikët e tij të fituara: “Në 48 pikë të grumbulluara Suso ka një mesatare prej 30 përqind të pikëve të marra. Kam parë shumë pak lojtarë që kanë bërë mirë me përqindje gjatë gjithë vitit. Në nivelin fizik është mirë, është ndalur për 20 ditë për shkak të një dëmtimi, por sot nuk është një problem për mua”.

Lajmi i mirë për Milanin është kthimi mes të grumbulluarve i Matia Kaldarës për ndeshjen me Kievo Verone, saktësisht 134 ditë pas grumbullimit të fundit. Mbrojtësi do të shijojë për herë të klimën e ndeshjes, por nuk do të jetë mes të grumbulluarve. Ai që përkundrazi do të luajë është Andrea Konti për t’i dhënë një javë pushim Davide Kalabrias, aktualisht titullar i krahut të djathtë. I njëjti diskutim edhe në mesfushë me Lukas Bilja, që do të marrë vendin e Bakajokos, i lodhur pasi ka punuar për katër muaj rresht në nivele shumë të larta.

Një tjetër ndryshim do të bëhet në tridhëmbëshin sulmues me Kastilejon i avantazhuar ndaj Borinit, që shihet si zëvendësuesi i Çalhanogly, Në fund Lakzalt do të jetë “pronari” i krahut të majtë në rastin e skualifikimit të Rikardo Rodriguezit. Ajo që mbetet e konfirmuar nga skuadra është Romanjoli dhe Musakio në mbrojtje, Piatek e Suso në sulm, Pakueta dhe Kesie në mesfushë. Pra katër ndryshime krahasuar me formacion tip që Gatuzo ka luajtur gjithmonë në ndeshjet e fundit.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI