Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Vizita e Ramës në Fier, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Lapsi.al 8 March 2019
Vizita e Ramës në Fier, përplasje mes protestuesve dhe

Qytetarë protestues, veçanërisht simpatizantë të dy partive më të mëdha të opozitës, PD-së dhe LSI-së, janë mbledhur në hyrje të qytetit të Roskovecit duke protestuar me thirrjet: "Rama ik".

Mes tyre dhe policisë ka patur disa përplasje dhe incidente. Në hyrje të qytetit, në shenjë proteste, qytetarët kanë djegur goma.

Policëve, i kanë ardhur në ndihmë dhe efektivë të Gardës së Republikës gjatë përplasjeve me qytetarët. Ata janë munduar të mos i lejojnë protestuesit të shkojnë në takimin e Ramës me banorët e Fierit.

Nga ana tjetër, protestuesit kanë qenë tepër të vendosur për të zhvilluar një protestë paqësore në vendin ku kryeministri po zhvillonte takimin.

Sipas Partisë Demokratike, Rama ka ndryshuar rrugën prej protestës së banorëve.

“Edi Rama nuk shkoi dot në Roskovec sot, pasi qytetarët i bllokuan hyrjen në qytet. Protesta po vazhdon në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet “Rama Ik” dhe “E duam Shqiperine si gjithë Europa”. Për shkak te bllokimit të rrugës, Rama ka ndryshuar oraret në axhendën dhe lëvizjet në qarkun e Fierit.”shprehet PD.

Ish-deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Kejdi Mehmetaj i janë bashkuar gjithashtu protestës.

Alibeaj është shprehur se qytetarët i janë përgjigjur në këtë menyrë aksioneve të Qeverisë, duke u ndalur edhe tek prishjet e fundit që kanë ndodhur në Roskovec në kuadër të rikonstruksionit të qendrës së qytetit.

https://youtu.be/fYiHP304nUM

https://youtu.be/j3bCTneq0DA

 

Të këshilluara

Rama përdor si gomë shpëtimi Saimir Pirgun

Ndonëse Saimir Pirgu, i cili deklaroi pak ditë më parë se i duhen 200 mijë shfaqje për të rikuperuar një gomë të djegur në Tiranë, i ka thënë Adi Krastës se ai ...

11:51

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI