Flash

Video/ Juventus paralajmëron Atletico Madrid: 4-1 ndaj Udinese me rezerva

Lapsi.al 8 March 2019
Video/ Juventus paralajmëron Atletico Madrid: 4-1 ndaj Udinese me rezerva

Juventus është shkatërrimtar në ndeshjen hapëse të javës së 27 të Serie A, duke fiksuar një 4-1 bindës ndaj Udinese, pavarësisht një turnover total të aplikuar nga Allegri. Pa Cristiano Ronaldo, pushim në pritje të Champions, skenën e rrëmben 19 vjecari Moise Kean me një dygolësh në minutën e 11' e 39', penalltinë e fituar dhe numra zbavitës për tifozët në Allianz Stadium.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/rg/rGNg.mp4

Sulmuesi është lojtari i ndeshjes për bardhezinjtë dhe statistikat janë impresiunuese për djaloshin: në ndeshjen jubilare, e 200 për bardhezinjtë në Stadium, që nga inaugurimi në 2011/12, Kean fiksoi dygolëshin e parë me fanellën bardhezi, duke u treguar vendimtar në suksesin e 159 për bardhezinjtë dhe duke u bërë (19 vjec, 8 ditë) lojtari më i ri i kampionëve të Italisë që shënon dy gola në një ndeshje të kampionatit, që nga Giuseppe Galderisi (18 vjec, 329 ditë) në shkurt 1982. Kean ka realizuar 3 gola në dy ndeshje si titullar me bardhezinjtë në këtë sezon, duke u bërë shënuesi i 16 i Juventus në këtë Serie A (askush nuk ka shënuar me më shumë lojtarë).

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/5z/5ZVz.mp4

Me mendjen në ndeshjen e kthimit kundër Atleticos, ku duhen rikuperuar dy gola, Juventus dha sinjalin e duhur. Bardhezinjtë kanë shënuar të paktën tre gola në katër ndeshje radhazi në shtëpi në Serie A dhe kjo është e dhëna e duhur për të shpresuar kualifikimin në Champions. Një tjetër e dhënë pozitive për Allegri është edhe rendimenti i Emre Can. Mesfushori nuk shënonte në dy ndeshje radhazi të kampionatit që nga nëntori 2016, në Premier League me fanellën e Liverpool.

https://streamgoals.com/cache/3173c3c7e9.mp4

Udinese, me golin e Lasagna, rigjeti rrjetën në transfertë në Serie A, që i mungonte që nga nëntori kundër Empoli, duke ndërprerë një thatësirë prej 543 minutash. Nuk e ndihmoi Udinese të bënte më mirë edhe fakti që për herë të parë në këtë kampionat në formacion nuk kishte asnjë italian.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI