Flash

Sondazhi në Rusi, besimi tek presidenti Putin ka rënë

Lapsi.al 8 March 2019
Sondazhi në Rusi, besimi tek presidenti Putin ka rënë

Një sondazh i zhvilluar nga Qendra për Hulumtimin e Opinionit në Rusi, ka bërë të ditur se besimi në presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka rënë në 32 përqind që shënon nivelin më të ulët që nga viti 2006.

Sondazhi më i ri u zhvillua ndërmjet 25 shkurtit dhe 5 marsit, pasi presidenti Putin mbajti fjalimin vjetor drejtuar kombit. Ky fjalim u vlerësua nga kritikët si një përpjekje nga ana e Putinit për të përmirësuar imazhin e dëmtuar ndjeshëm nga një vendim i qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension.

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, më 20 shkurt, Putin ka thënë se shteti i tij tani mund të investojë në burime “kolosale” në zhvillim, duke përdorur paratë “e fituara dhe jo të huazuara”.

Putin u ka premtuar rusëve kushte më të mira për jetesë “brenda vitit”. 

Putin ka dominuar politikën në Rusi për dy dekada, duke shërbyer ose si kryeministër ose si president nga viti 1999. Më 2018, Putin, 66 vjeçar është rizgjedhur në pozitën e presidentit për një tjetër mandat gjashtëvjeçar. Kritikët kanë thënë se ai arritur të krijojë monopol duke shtypur opozitën politike dhe kundërshtarët tjerë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI