Flash

Paralizohet Venezuela/ Vendi zhytet në errësirë, pezullohen fluturimet

Lapsi.al 8 March 2019
Paralizohet Venezuela/ Vendi zhytet në errësirë, pezullohen

Venezuela është në errësirë totale. Pjesa më e madhe e vendit përballet me ndërprerje të energjisë elektrike. Shkëputja e dritave në kryeqytetin Caracas la pothuajse në errësirë totale gjithë qytetarët mbrëmjen e së enjtes. Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që të anulohen fluturimet në Caracas.

Qeveria e Presidentit Nicolas Maduro ka fajësuar opozitën, duke e akuzuar për sabotim. Maduro akuzon liderin e opozitës dhe të vetëshpallur si President, Juan Guaido, se po organizon grusht shteti me ndihmën e “imperialistëve amerikanë”. Nga ana tjetër, Guaido tha se shkëputja e energjisë ka shkaktuar kaos, zemërim dhe shqetësim.

“Kjo është dëshmia e paefektshmërisë së uzurpatorit. Dritat do të rikthehen pasi z.Maduro të largohet nga pushteti”, tha lideri i opozitës.

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i cili reagoi për situatën e krijuar, fajësoi qeverinë e Maduros, shkruan tvKlan.

“S’ka ushqime, s’ka ilaçe, tani s’ka as energji. Më pas, nuk do ketë as Maduro”, shkroi ai në Twitter.

Energjia elektrike e Venezuelës është e varur nga hidrocentralet dhe nuk shfrytëzon rezervat e naftës. Mungesa e investimeve ka bërë që digat më të mëdha të vendit të degradojnë dhe ndërprerjet e energjisë të jenë të shpeshta.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI