Flash

Dëmet e mëdha që Wi-Fi na shkakton në heshtje

Lapsi.al 8 March 2019
Dëmet e mëdha që Wi-Fi na shkakton në heshtje

Interneti është pjesë e pandarë e jetës tonë. Kudo që shkojmë kërkojmë të lidhemi më Wi-Fi. Por pak e dinë sesa i dëmshëm për shëndetin është ky shërbim që na ofrohet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë prej kohësh ka treguar disa nga problemet që shkaktohen si pasojë e ekspozimit ndaj valëve elektromagnetike. Ndërkohë studime të tjera i kanë dhënë më shumë zë rreziqeve më të përhapura.

Një ndër to është ndikimi në pagjumësi dhe prishjen e gjumit gjatë natës. Gjithashtu ekspozimi ndaj Wi-Fi mund të prishë zhvillimin normal të qelizave, veçanërisht tek fëmijët. Kontakti me wifi shkakton stres kardiak. Ky është një nga konkluzionet e nxjerra nga një studim i kryer tek 69 persona, i cili zbuloi se pjesa më e madhe e tyre kishin një shtim të rrahjeve të zemrës gjatë ekspozimit me valët e Wi-Fi.

Një nga studimet e fundit, i cili do alarmonte botën nëse do dilte i saktë është se Wi-fi mund të shkaktojë kancer. Sipas disa studimeve të kryera tek kafshët, ekspozimi ndaj valëve elektromagnetike ka shtuar rrezikun e kancerit. Për sa i përket njerëzve studimet janë të rralla, por në disa raste, rreziku rezultoi real. /Klan Plus

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI