Flash

Zbulohet lidhja e Dojna Memës me...

Lapsi.al 7 March 2019
Zbulohet lidhja e Dojna Memës me...

Moderatorja Dojna Mema është gjithmonë në kërkim të të rejave nga personazhet e njohur, por për jetën e saj private nuk ka folur asnjëherë. Megjithatë tani do t’i duhet të flasë edhe për jetën e saj personale, pasi “iconstyle.al” zbuloi lidhjen e saj me këngëtarin, Vlashent Sata.

Pavarësisht se një romancë e tillë është përfolur prej kohësh, dyshimet shtohen më shumë pasi 5 ditë më parë Sata dhe Mema ndodheshin të dy me pushime në Stamboll të Turqisë.

Si për koincidencë, moderatorja dhe këngëtari publikuan një foto, me 2 ditë diferencë, nga i njëjti vend por në kënde të ndryshme.

Për më tepër ndërsa ndodhet me pushime, Dojna nuk ka treguar në asnjë moment se me kë ndodhet dhe të gjitha postimet e saj janë vetëm.

26-vjeçarja dhe 36-vjeçari po shijojnë prej kohësh romancën larg vëmendjes së publikut edhe pse është e vështirë që gjesh gjurmë nga jeta e tyre virtuale.

Vlashent Sata është gjithashtu edhe tekstshkrues e kompozitor, ndërsa karrierën e tij në skenë e nisi që kur ishte 5 vjeç. Ai jeton prej vitit 2002 në Francë, ku vazhdoi studimet e pianos dhe kjo duket se është arsyeja e udhëtimeve të shpeshta të moderatores.

Burime për “iconstyle.al” konfirmojnë gjithashtu se çifti është parë shpesh në Shëngjin, ku kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit.

Gjithashtu edhe postimet e bëra gjatë pushimeve në Romë të Italisë, tregojnë se çifti ka qenë bashkë.

Në të njëjtën datë, më 23 tetor, Dojna dhe Vlashenti publikuan një foto nga udhëtimi i tyre, madje dhe stili i imazhit është kaq i ngjashëm.

Tani mbetet vetëm që çifti të pranojë publikisht se është bashkë!

Të këshilluara

Kylie i vendos kusht Jordyn për miqësinë

Mediat e huaja shkruajnë se dy shoqet e ngushta, Kylie dhe Jordyn, nuk kanë komunikuar fare që prej ditës së tradhëtisë. Të vetmet mesazhe të shkëmbyera mes tyr...

16:55

Klohe kërkon sërish praninë e Tristan

Për pak javë pritet që vogëlushja, True Thompson të festojë 1-vjetorin e lindjes. Pritet që për ditëlindjen e vajzës të organizohet një festë e madhe dhe lis...

15:57

Pas ndarjes, Tristan lidhet me modelen (FOTO)

Prej ditësh një ndër lajmet më të komentuara në mediat rozë është tradhëtia e bujshme që partneri i Khloe Kardashian, i bëri kësaj të fundit me mikeshën e famil...

14:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI