Flash

Si dukej Eneda Tarifa kur doli për herë të parë në skenë

Lapsi.al 7 March 2019
Si dukej Eneda Tarifa kur doli për herë të parë në

Këngëtarja e mirënjohur Eneda Tarifa ditën e sotme është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram dy foto shumë të rralla, ku shfaqet krah kantautorit shqiptar, Sajmir Çili.

Përmes përshkrimit të fotos, bukuroshja ka zbuluar për ndjekësit se për të ka qenë dalja e parë në skenë kur ajo ishte vetëm 15 vjeç.

Po ashtu Eneda ka rrëfyer publikisht se personi i cili i zgjati dorën duke e bërë pjesë të kompozimit “Yjet e shpresës”, ishte Sajmir Çili.

“Me shumë dashuri e kujtoj daljen time të parë në një skenë të madhe siç është ajo e Festivalit Kombëtar. Me shumë dashuri kujtoj Sajmir Çilin i cili më zgjati dorën duke më bërë pjesë të kompozimit të tij ‘Yjet e shpresës’. Ky djalë me një zë kaq të ëmbël dhe me një talent të padiskutueshëm, (që në atë kohë kish filluar të bëhej i famshëm), më hapi një derë të madhe drejt suksesit. Dhe ja ku më vijnë nga vajza e tij disa foto të papublikuara më parë. Isea që sot është pjesë e një formati të dashur për mua si ‘voicealbania’ e që po të vazhdoja të isha pjesë, padyshim do ta meritonte t’i zgjasja dorën edhe unë siç bëri babai i saj me mua. Por gjithsesi nuk kursehem për një talent të rrallë si ty. Mirënjohje për ty Sajmir dhe suksese Iseas në rrugën e bukur të artit”, shkruan këngëtarja krah fotove.

Rikujtojmë se së shpejti Enedën do ta shohim në ekranin  e “Top Channel” si prezantuese të “Top Talent.”

Të këshilluara

Sophie Turner dhe Joe Jones, drejt altarit

Padyshim që Sophie Turner dhe Joe Jones janë një nga çiftet e preferuar të Hollywod-it. Para më pak se një viti ato njoftuan me anë të një postimi në Instagram ...

20:11

Dj Khaled paralajmëron albumin e ri

Khaled ka bërë të ditur se në Maj do të lancohet albumi i 11-të i tij “Father of Asahd”.Në rrjetet sociale, Khaled e bëri të ditur njoftimin e madh duke lançuar...

19:25

Marrëdhënia e re e Kylie me Jordyn

Duket se kohët e fundit, sidomos pas intervistës së Jordyn Woods në ‘Red Table Talk’, nuk ka shumë të reja nga skandali i tradhëtisë në familjen Kardashian. Kjo...

18:43

Aktorja e 'Games of thrones', drejt altarit

Bashkimi i ‘Jonas Brothers’ ka bërë që 3 vëllezërit të jenë në qendër të vemendjes të mediave të huaja dhe jo vetëm. Në videoklipin e këngës së re, këngëtarët j...

17:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI