Flash

Planifikoi të vriste 100 vetë, arrestohet në Britani anëtari i ISIS

Lapsi.al 7 March 2019
Planifikoi të vriste 100 vetë, arrestohet në Britani anëtari

Policia Britanike arrestoi një mbështetës të Shtetit Islamik, i cili po planifikonte një sulm terrorist ndaj 100 personave.

Mësohet se 27-vjeçarit Lewis Ludlowi iu refuzua leja për tu larguar nga Britania e Madhe, në shenjë hakmarrje ai  mbushi një kamion me bomba për të sulmuar njerëzit në “Oksford Street’.

Sipas mediave britanike para se të arrestohej, 27-vjeçari ishte shprehur se do t’i bënte britanikët “ta paguanin në gjakun e tyre”. Gjykata britanike e dënoi terroristin me burgim të përjetshëm.

Gjyqtari Nicholas Hilliard QC tha se oficerët kanë gjetur shënime të grisura nga kazanët jashtë shtëpisë së tij, të cilat renditën objektiva të mundshëm, duke përfshirë dyqanin e Disney në Oxford Street dhe thanë se deri në 100 vetë mund të vriteshin në një sulm duke përdorur një kamion të ngarkuar me bombë.

Ai gjithashtu kishte planifikuar sulm ndaj katedrales së Madam Tussaudit dhe Shën Palit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI