Flash

Moderatori tregon publikisht diagnostikimin me kancer (VIDEO)

Lapsi.al 7 March 2019
Moderatori tregon publikisht diagnostikimin me kancer (VIDEO)

Moderatori Alex Trebek ka ndarë një lajm të hidhur me fansat e e emisionit të tij. Drejtuesi i “Jeopardy”, i cili ka qenë fytyra e këtij program që nga 1984-ta, zbuloi që është diagnostikuar me kancer të fazës 4 në pankreas më herët këtë javë.

“Normalisht prognoza nuk është shumë shpresëdhënëse”- e filloi rrëfimin e tij Trebek-“ Por unë do ta luftoj këtë, dhe do vazhdoj të punoj. E me dashurinë dhe mbështetjen e familjes apo miqve të mi, dhe me ndihmën e lutjeve tuaja, dua ti mund statistikat e ulëta që kjo sëmundje ka për mbijetesë.”Edhe pse lajmi që po jepte ishte shumë i rëndë, Alex qëndroi shumë pozitiv dhe i qeshur gjatë gjithë rrëfimit, ashtu siç ka bërë në të gjithë karrierën e tij në television, madje dhe bëri një batutë kur tha se duhet ta mposhte kancerin pasi kishte kontratë për ta drejtuar “Jeopardy” 3 sezone të tjera. “Më ndihmoni që ta kem gjithnjë shpresë dhe do ta fitojmë këtë betejë. Së bashku do ta realizojmë! Faleminderit.” https://www.youtube.com/watch?v=7cInGyxCY9k

Të këshilluara

Sophie Turner dhe Joe Jones, drejt altarit

Padyshim që Sophie Turner dhe Joe Jones janë një nga çiftet e preferuar të Hollywod-it. Para më pak se një viti ato njoftuan me anë të një postimi në Instagram ...

20:11

Dj Khaled paralajmëron albumin e ri

Khaled ka bërë të ditur se në Maj do të lancohet albumi i 11-të i tij “Father of Asahd”.Në rrjetet sociale, Khaled e bëri të ditur njoftimin e madh duke lançuar...

19:25

Marrëdhënia e re e Kylie me Jordyn

Duket se kohët e fundit, sidomos pas intervistës së Jordyn Woods në ‘Red Table Talk’, nuk ka shumë të reja nga skandali i tradhëtisë në familjen Kardashian. Kjo...

18:43

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI