Flash

"Më paguaj dhe iki që këtu": Plas tek Real Madrid, sherr Perez-Sergio Ramos pas eleminimit

Lapsi.al 7 March 2019
"Më paguaj dhe iki që këtu": Plas tek Real Madrid,

Asgjë nuk është e qetë tek Real Madrid. Të paktën sipas asaj që raporton media spanjolle, që flet për një debat të tërbuar ballë për ballë mes presidentit Florentino Perez e kapitenit Sergio Ramos (që nuk luajtisepse ishte i skualifikuar) në dhomat e zhveshjes së Bernabeu menjëherë pas fërshëllimës së fundit që kopsiti eliminimin e pabesueshëm të blancos në Champions.

Perez, sipas asaj që shkruan AS, i ka pritur lojtarët në kthim në dhomat e zhveshjes, duke i kritikuar për rendiment të ulët që sollën rezultatet e fundit shkatërrimtare ("të turpshëm" sihte epiteti i përdorur nga Perez). Fjalë të rënda që nuk i kanë pëlqyer Ramos që, gjithnjë sipas AS, i është përgjigjur flakë për flakë numrit 1 të klubit: "Më paguaj dhe po iki - ka kërcënuar kapiteni i merengues - unë kam dhënë gjithcka e kam vënë fytyrën për këtë fanellë, për këtë klub e për ty".

I gjithë stafi ka qenë prezent në këtë debat. E përditshmja spanjolle tregon që menjëherë pas humbjes, Perez është takuar me drejtuesit duke propozuar shkarkimin e menjëhershëm të Santiago Solari e ardhjen e José Mourinho, raportet e të cilit me Ramos, shkruan AS, "janë gati zero". Megjithatë është prefereuar të kalohet ky moment, pa marrë asnjë vendim, edhe pse cështja mund të kthehet në aktualitet në orët e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI