Flash

Dy sulme vetëvrasëse në Afganistan, 17 viktima

Lapsi.al 7 March 2019
Dy sulme vetëvrasëse në Afganistan, 17 viktima

17 persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi militant në një kompani ndërtimi në lindje të Afganistanit.

Tre militantë kanë hyrë në një kompani ndërtimore afër aeroportit kryesor në kryqytetin e kësaj province, Jalalabad, pasi dy sulmues vetëvrasës kanë kryer sulmin atje më 6 mars.

Khogyani ka thënë se beteja me armë ka nisur në mes të pjesëtarëve të sigurimit dhe militantëve pas shpërthimit. Sipas tij, 17 persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre punëtorë në kompaninë private të ndërtimit.raporton rel.

Khogyani ka njoftuar se të tre sulmuesit janë vrarë dhe se situata aktualisht është nën kontroll.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, mirëpo qoftë talibanët, ashtu edhe grupi militant, Shteti Islamik kanë qenë aktivë në këtë pjesë të Afganistanit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI