Flash

Champions/ Çerekfinalistët që vendosi VAR: PSG e Roma të tërbuar me vendimet

Lapsi.al 7 March 2019
Champions/ Çerekfinalistët që vendosi VAR: PSG e Roma të

Manchester United e Porto janë dy skuadrat e tjera, që i janë bashkuar Ajax e Tottenham Hotspurs në cerekfinalet e Champions League, por sa polemika ka patur në përfundim të mbrëmjes së të mërkurës. Paris Saint Germain është flakur nga kompeticioni papritur, duke qenë fitues në Old Trafford 2-0 në ndeshjen e parë, por befasuar nga dinjiteri anglez i United dhe VAR, që vlerësoi 11 metërsh në minutën e fundit shtesë, një top të prekur në zonë nga Kimpembe.

I gjithë tërbimi i Psg është në fjalët e Neymar, që e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna, duke shpresuar se do të mund të ishte gati ëpr të ndihmuar francezët pas kalimit në cerekfinale. Braziliani është i nervozuar pas penalltisë që kualifikoi Manchester, që është sinjalizuar nga arbitri vetëm pas ndërhyrjes së VAR: "Është një turp, penalltia nuk ekziston".

Atrmosferë krejt tjetër, sigurisht në kampin e Manchester United, me Ole Gunnar Solskjaer që e ka komentuar kështu 3-1 në shtëpinë e Psg: "Fantastike, një përmbysje e madhe – ka thënë për BT Sport tekniku norvegjez, që në 1999 vendosi finalen e Champions si lojtar, pikërisht në shtesë -. Patëm një fillim të mirë dhe ishte ajo që shpresonim. Rashford tek penalltia u tregua i qetë, është 21 vjec dhe ishte i ftohtë, pa frikë. Kjo është Champions League, ky është Manchester United, gjithcka mund të ndodhë".

Nuk janë francezët të vetmit që ankohen nga arbitrimi, sepse Roma është e gjitha në sulm, për mos përdorimin e VAR në një moment kur Schick është penguar brenda zonës: "Ishte penallti e pastër. Është turp që arbitri nuk shkoi ta shihte faullin”. Mbrojtësi verdhekuq Manolas ka dalë nga vetja pas ndërhyrjes së Marega ndaj Schick në minutat finale të kohës së dytë shtesë. "Cfarë tha arbitri? Që e panë e nuk ishte asgjë. Nuk e kuptoj pse ndodhin këto gjëra. Edhe vitin e kaluar me Liverpool nuk na dhanë dy penallti, por tani është Var, nuk ka justifikime".

Roma ankohet për një penallti të pastër të pasinjalizuar ndaj Schick në sekondat e fundit, ndërsa Porto kalon turin falë një penalltie të Telles, përcaktuar pikërisht me ndihmën e Var.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI