Flash

Venezuela në krizë të thellë, po shkohet drejt përplasjes civile

Lapsi.al 6 March 2019
Venezuela në krizë të thellë, po shkohet drejt

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, është zotuar të mposhtë  atë që ai e quan një "pakicë të çmendur" e cila sipas tij do ta largojë nga pushteti.

Duke sfiduar kreun e opozitës, Juan Guaido, ai bëri thirrje për "marshime anti-imperialiste" të shtunën, që përkon edhe me protestat anti-qeveritare.

Kjo ishte deklarata e parë e Maduros që kur Guaido e sfidoi atë dhe u kthye në Venezuelë të hënën.

Ndërkaq SHBA-të thanë se po shqyrtonin vendosjen e sanksioneve të reja për t'i bërë presion Maduros që të heqë dorë nga pushteti.

I dërguari i SHBA për Venezuelën, Elliott Abrams, tha se ishte vështirë të mendohej për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike me Maduron.

"Nëse ai do të kishte dashur të ndërtonte një Venezuelë demokratike, kishte mundësi ta bënte këtë, por nuk e bëri", tha Abrams.

Kreu i Asamblesë Kombëtare të udhëhequr nga opozita, Juan Guaido, e shpalli veten president të përkohshëm të Venezuelës në janar pasi Parlamenti e deklaroi rizgjedhjen e  Maduros  vitin e kaluar jolegjitim.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI