Flash

Champions/ Mbappe frikësuesi i United: Roma një rezultat për të mbrojur në “Do Dragao”

Lapsi.al 6 March 2019
Champions/ Mbappe frikësuesi i United: Roma një rezultat për

Një humbje ka provuar Ole Gunnar Solskjaer që kur është ulur në pankinën e Manchester United, e pikërisht atë kërkon të zhbëjë, kur djajtë e kuq të zbresin në Parc De Prince për tu ndeshur me Paris Saint Germain, në 1/8 e kthimit të Champions League. Francezët janë të fortë në pozita me dy gola të shënuar e pa pësuar në Old Trafford, por duhet të bëjnë përsëri pa dy kampionët e tyre Neymar e Cavani të dëmtuar.

Skuadra e Tuchel, që vjen nga fitorja me Caen në kampionat, beson tek një Mbappe në formë brilante, e tek një Di Maria, që kundër ish-skuadrës së tij dhuroi një nga perfomancat më të mira të sezonit. United nuk është një skuadër që ka problem fushën, ndaj dhe anglezët do të kërkojnë të përmbysin rezultatin duke provuar gjithcka për gjithcka. Solskjaer ka rigjetur edhe golat e Lukakut, ndërsa fitorja me përmbysje 3-2 ndaj Sauthampton ka rritur besimin në skuadër, që gjithësesi nuk mund ti lejojë parisienëve shënimin e ndonjë goli.

Në një moment vërtetë të vështirë, Roma përgatitet për transfertën decisive të Oportos në Champions League. Di Francesco luan gjithcka e klubi nuk mund të heqë dorë kaq lehtë nga paratë e kualifikimit në cerekfinale. Me zhgënjimin e humbjes 3-0 në derbi, në Portugali verdhekuqtë me shumë mundësi duhet të bëjnë edhe pa kualitetet e Javier Pastore. Ish-Psg duket i destinuar për tribunën e 'do Dragao' për shkak të episodit të ndodhur në derbin me Lazion ku reagoi keq në momenin që Di Francesco i kërkoi të futej në lojë. Verdhekuqtë kanë rikuperuar Karsdorp e Schick dhe ky është një lajm pozitiv. Italianët kanë një rezultat 2-1 për të mbrojtur, por nuk mund të lejojnë të pësojnë asnjë gol, që do ti flakte jashtë kompeticionit.

Të këshilluara

Video/ Kane hesht Signal Iduna Park

Sikur të mos mjaftonte humbja në ndeshjen e parë në Wembley 3-0, Borussia Dortmund pëson gol edhe në Signal Iduna Park, duke e bërë praktikisht të pakthyeshëm r...

22:17

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI