Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Video katastrofa/ Real turpërohet në Madrid (1-4) nga Ajax

Lapsi.al 5 March 2019
Video katastrofa/ Real turpërohet në Madrid (1-4) nga Ajax

Miti i Real Madrid mori fund në Santiago Bernabeu, ku kriza e gjigantëve spanjollë u shfaq me gjithë madhështinë e saj. Të mundur 1-4 nga Ajax, pasi ishte fituar 1-2 ndeshja e parë në Amsterdam, nuk i kishte shkuar në mendje as tifozit më skeptik të merengues. Në cerekfinale shkojnë hollandezët, duke i lënë Solarit peshën e një turpërimi që vështirë se mund të kapërcehet nga Florentino Perez. Dy disfatat në El Clasico dhe eleminimi i pamenduar në 1/8 e finaleve të Champions, kompeticion ku ishin varur gjithë shpresat e Los Blancos, pasi kishin parë ti shuheshin ëndërrat titull dhe në Kupën e Mbretit nga Barcelona, e kanë bërë qendrimin e teknikut të pamundur.

https://clips.clippit.tv/vbxvay/360.mp4

Gjithcka është sjellë kundër argjentinasit të pankinës së Real, që ndoshtë për të treguar se mund të administronte kampionë, theu raportet me tre lojtarë Marcelo, Isco e Bale, duke krijuar një klimë të papërshtatshme në dhomat e zhveshjes, që reflektohet në fushë. E për të rritur dozën e vështirësisë, Solari humbi për shkak dëmtimi Lucas Vazquez e Vinicius në harkun e 6 minutave, nga e 29' në të 35'. Dy sulmuesit e krahut, që u zëvendësuan nga Bale e Asensio, dolën nga fusha në lot.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/aj/aJOe.mp4

Ndoshta keqardhja për atë që po ndodhte: duhej vetëm të administrohej fitorja, por Ajax ka shënuar dy gola në harkun e 17 minutave, duke kthyer situatën në favorin e tyre tashmë. Në minutën e 7 Ziyech ka shënuar golin e parë për hollandezët: merengues nuk janë aspak në lojë dhe nuk reaguan dot përballë furisë së një skuadre pa eksperiencë por shumë të talentuar. E në minutën e 18 Neres ka dyfishuar shifrat, duke mundur përsëri Courtois. E tani po, që kualifikimi anoi nga ana e hollandezëve.

https://clips.clippit.tv/byngda/360.mp4

Real Madrid ishte i shpërfytyruar dhe Santiago Bernabeu u bë dëshmitar i rrëzimin të një skuadre dominuese në futbollin që ka rëndësi. Ajax i turpëroi në mënyrën më të pamëshirshme merengues, me Tadic që shënoi golin e tretë në minutën e 62, duke e bërë ndeshjen të pakthyeshme. Real Madrid duhet të tregonte krenarinë. Tentoi ta bënte me golin e Marco Asensio në minutën e 70, e ndoshta mund të kishte tjetër impakt në ndeshje, nëse idea e një 'remuntada' nuk do të zgjaste vetëm dy minuta. Schoene realizoi në minutën e 72, golin e katërt, duke vendosur fatet e kualifikimit.

https://clips.clippit.tv/qkvlqe/360.mp4

Kishte 15 vjet që Real Madrid nuk pësonte 3 humbje radhazi në shtëpi, por tani disfatat radhazi janë katër dhe fituesit e tre Champions radhazi janë eleminuar në 1/8 e finaleve. Më keq se kaq...

Të këshilluara

Rama përdor si gomë shpëtimi Saimir Pirgun

Ndonëse Saimir Pirgu, i cili deklaroi pak ditë më parë se i duhen 200 mijë shfaqje për të rikuperuar një gomë të djegur në Tiranë, i ka thënë Adi Krastës se ai ...

11:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI