Flash

Sfilata e 'Channel' pa Karl Lagerfed (FOTO)

Lapsi.al 5 March 2019
Sfilata e 'Channel' pa Karl Lagerfed (FOTO)

Këtë mëngjes “Chanel” priti mysafirët e saj në ekspozitën e zakonshme të një përralle dimri me koleksionin e veshjeve vjeshtë-dimër 2019.

Këtë herë pasarela u shoqërua me emocione të forta, sepse u prezantua koleksioni i fundit i dizenjuesit të ndjerë Karl Lagerfeld.Në nder të Karl, i cili u nda nga jeta dy javë më parë, në fillim të shfaqjes u mbajt një minutë heshtje. Një pjesë e modeleve që kanë pasur edhe një lidhje të ngushtë me dizenjuesin e ndjerë nuk arritën të mbanin as lotët gjatë parakalimit me veshjet e tij. Të gjithë të ftuarve ju dhurua një ilustrim i Karl dhe Coco Chanel me mesazhin “Puna vazhdon përpara”, për të treguar se gjeneratat e reja do të vazhdojnë të ruajnë imazhin që ndërtuan dy ikonat e modës.Për herë të parë shfaqja e “Chanel” nuk ishte për promovimin e koleksionit, por ishte një moment historik që do të mbahet mend për nderimin e figurës së dizenjuesit të ndjerë.

Të këshilluara

Ermal Meta: Si nisi pasioni për muzikën

Ermal Meta ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë për koncertin e dytë të tij, por këtë herë jo i vetëm. Ai është rikthyer në kryeqytet për të performuar në ...

10:44

Keith Flint kishte paralajmëruar vetëvrasjen

Legjenda e muzikës së viteve ’90, Keith Flint, u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e tij në Essex, në Britaninë e Madhe. Dhe të gjitha veprimet e bë...

10:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI