Prej disa mujash ish-banori i Big Brother Kreshnik Husaj i njohur si Kika nisi një emision me titull “the One Show nga Kika” i cili transmetohej në një televizon shqiptar.
Por sipas Insajder, në këtë emision është kërkuar favore seksuale por edhe para nga drejtuesi i emisionit Kreshnik Husaj për t’i bërë mister dhe favorizuar në emision.
Prej dy javësh ky i fundit është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në emër të tij kanë ardhur 30 denoncime që janë bërë nga bashkëpunëtorë të emisionit por edhe nga persona që kanë rënë pre e mashtrimeve. Së bashku me Kikën bashkëpunonte edhe një tjetër ish banore e Big brother Zaida Çobo. Ka qenë vetë ajo e cila e ka denoncuar Kreshnikun ku shprehej se i merrte para pjesëmarrësve dhe i premtonte se do t’i bënte të njohur.
Ajo në një deklaratë për Insajder shprehet se:
“Është e vërtetë që kam denoncuar Kreshnik Husajn dhe ai tashmë është arrestuar. Kam qenë e para që e kam denoncuar dhe që e kam vënë para përgjegjësisë bashkë me stafin. Nuk mjaftoi që ai abuzoi me emrin tim po ndërkohë ai nuk më pagoi për dy muaj e ca punë dhe mbi të gjitha nuk e pranoja dot faktin që mashtronte e merrte lekë nga njerëzit si pa të keq. Ai ka plotë 30 denoncime, është normale që do nxjerrin edhe emrin tim se vërtetë isha unë organizatore dhe skenariste e po ashtu edhe moderatore, por të gjitha këto i kam bërë për emisionin e jo për dallaveret dhe mashtrimet e tij”- ka përfunduar ajo.