Flash

Flet bashkëshortja e Keith Flint, legjendës së muzikës që u gjet i pajetë dje

Lapsi.al 5 March 2019
Flet bashkëshortja e Keith Flint, legjendës së muzikës

Bashkëshortja e Keith Flint, legjendës së muzikës që u gjet i pajetë dje, thyen heshtjen përmes një postimi.

Mayumi Kai, e cila është një DJ dhe modele japoneze, ndodhej në Tokio kur ylli i grupit “Prodigy” kreu vetëvrasje.

Ajo publikoi në “Twitter” një shkrim të publikuar nga mediat japoneze për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur.

“Është shumë shokuese dhe e trishtë që të konfirmojmë vdekjen e vëllait dhe mikut tonë të ngushtë Keith Flint”, shkruhej në deklaratën e publikuar nga media, e cila është dedikimi i bërë nga një prej anëtarëve të grupit të tij.

Keith u martua me Mayumi-n në 2006-n dhe më pas u zhvendosën në shtëpinë ku ende jetonte. Ai hoqi dorë nga droga dhe nisi një jetë më të thjeshtë me bashkëshorten, ndërsa filluan të udhëtonin nëpër Europë.

Thuhet se dyshja ishte ndarë pak kohë para se këngëtari të kryente vetëvrasje, ndërsa ai kishte nxjerr në shitje shtëpinë ku jetonte.

Ndërsa nuk dihen arsyet e ndarjes, spekulohet se ishte pikërisht kjo që e çoi drejt depresionit.

Të këshilluara

Ermal Meta: Si nisi pasioni për muzikën

Ermal Meta ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë për koncertin e dytë të tij, por këtë herë jo i vetëm. Ai është rikthyer në kryeqytet për të performuar në ...

10:44

Keith Flint kishte paralajmëruar vetëvrasjen

Legjenda e muzikës së viteve ’90, Keith Flint, u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e tij në Essex, në Britaninë e Madhe. Dhe të gjitha veprimet e bë...

10:21

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI