Flash

Emmanuel Macron: Europa nuk ka qenë kurrë kaq e rrezikuar

Lapsi.al 5 March 2019
Emmanuel Macron: Europa nuk ka qenë kurrë kaq e rrezikuar

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje qytetarëve të Bashkimit Europian ta shfrytëzojnë votimin e tyre në zgjedhjet e Parlamentit Europian për të mbrojtur dhe fuqizuar Europën “e rrezikuar”.

Në një artikull të publikuar në faqen e internetit të gazetës franceze “Le Parisien”, Macron shkruan: “Asnjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore Europa nuk ka qenë më e nevojshme se sot. Në anën tjetër ajo nuk ka qenë kurrë më parë kaq e rrezikuar.”

Banorët e Parisit e shohin si pozitiv qëndrimin e zotit Macron përballë populizmit në ritje të Europës, edhe në se nuk kanë qenë dakord me politkat e tij të brendshme.

Artikulli i udhëheqësit francez ka patur jehonë dhe është botuar në gazetat e 28 vendeve europiane.

 Në Gjermani, banorët e Berlinit shprehën mendime të ngjashme për nevojën e një Europe të bashkuar kundër lëvizjes së të djathtës ekstreme.

Në Hungari, presidenti i së cilës Viktor Orban ka qenë vazhdimisht objekt i kritikave të zotit Macron, artikulli u publikua vetëm në internet, në një gazetë të përjavshme me profil biznesin.

Udhëheqësi francez, i cili e zhvilloi fushatën e tij presidenciale si një përkrahës i fuqishëm i Bashkimit Europian, e cilëson në artikull Brexit-in si simbolin e problemeve që kanë përfshirë Europën, duke thënë se “mashtrimi” dhe “mungesa e përgjegjësisë” shkaktoi largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian, të planifikuar nga fundi i këtij muaji.

Emmanuel Macron i këshillon votuesit, që në zgjedhjet e Parlamentit Europian të 23-26 majit, t’i refuzojnë partitë nacionaliste, të cilat “nuk ofrojnë asgjë”.

Qeveria gjermane tha se është e rëndësishme që forcat pro-europiane t’i shprehin idetë e tyre për të ardhmen e Bashkimit Europian. Përmes një emaili si reagim ndaj letrës së zotit Macron, ajo thonte se “Është e rëndësishme që forcat pro-europiane t’i shprehin konceptet e tyre para zgjedhjeve europiane dhe se qeveria gjermane mbështet diskutimet aktive për BE-në.”

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI