Flash

Dokumentari që mund t'i shkatërrojë jetën Paris, vajzës së Michael Jackson

Lapsi.al 5 March 2019
Dokumentari që mund t'i shkatërrojë jetën Paris,

Dokumentari “Landing Neverland” që sillte dëshmitë tronditëse të dy djemve kundër Michael Jackson ka shokuar gjithë botën. Wade Robson dhe James Safechuck kanë treguar se si këngëtari i njohur ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin në moshë shumë të vogël. Ky dokumentar pritet që të transmetohet gjatë kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar dhe familjarët e Michael kanë filluar të ndjehen në ankth. Veçanërisht vajza e tij, Paris, mendon se për shkak të tij mund t’i shkatërrohet karriera e saj si aktore.

Sipas “The Sun” ajo u ka treguar miqve të saj se ka shpresuar shumë të ketë një karrierë të suksesshme, por për shkak të dokumentarit ka shumë pak shanse që të ndodhë kjo gjë këtej e tutje. “Ajo u shfaq në një film vitin e kaluar, por beson se dokumentari ka frikësuar regjisorët. E gjitha ka të bëjë me marketingun. Frika është se në çdo film që Paris mund të shfaqet, kur njerëzit ta shikojnë menjëherë do u kujtohet Michael dhe nuk do të duan ta shohin”, – ka thënë një burim pranë aktores. Për herë të fundit Paris Jackson është shfaqur në një film komedi në 2018, përkrah emrave të njohur si Charlize Theron, Amanda Seyfried, Thandie Newson

Të këshilluara

Sfilata e 'Channel' pa Karl Lagerfed (FOTO)

Këtë mëngjes “Chanel” priti mysafirët e saj në ekspozitën e zakonshme të një përralle dimri me koleksionin e veshjeve vjeshtë-dimër 2019. Këtë herë pasarela ...

15:17

Ermal Meta: Si nisi pasioni për muzikën

Ermal Meta ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë për koncertin e dytë të tij, por këtë herë jo i vetëm. Ai është rikthyer në kryeqytet për të performuar në ...

10:44

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI