Flash

Zbulohet 'eliksiri i pavdekësisë' në një varr të lashtë kinez

Lapsi.al 4 March 2019
Zbulohet 'eliksiri i pavdekësisë' në një varr

Arkeologët kanë njoftuar zbulimin e një pije që thuhet se premton jetë të përhershme. Pija u gjet e vendosur në një tenxhere prej bronzi 2 mijë vjeçare në një varr të lashtë në provincën Henan të Kinës qendrore.

Rreth 3.5 litra “eliksiri i pavdekësisë” u gjet në varrin e qytetit Luoyang gjatë gërmimeve në tetor të vitit të kaluar. Fillimisht mendohej se lëngu ishte pije, sepse kishte shije alkooli.

Megjithatë, këtë javë u njoftua se, testimi i laboratorit ka zbuluar se lëngu misterioz kryesisht përbëhet nga nitrat kaliumi dhe alunit, të cilat janë përbërësit kryesorë të një projekti të pavdekësisë të regjistruar në një tekst të lashtë kinez.

Sipas Xinhua, eliksiri magjik u gjet në një varr që i përket një familje fisnike nga dinastia Han Perëndimore që daton në mes të viteve 202 para Krishtit deri në vitin 8 pas Krishtit.

Pija që premton pavdekësi ishte një obsesion në historinë e lashtë kineze, shembulli më i famshëm ishin shënimet e magjistarit Xu Fu në kërkim të eliksirit gjatë dinastisë Qin, megjithatë kjo është hera e parë që një mostër i tillë lëngu është zbuluar i paprekur.

“Është hera e parë që në Kinë janë gjetur ‘ilaçe të pavdekësisë’. Lëngu është i një rëndësie të veçantë për studimin e mendimeve të lashta kineze për arritjen e pavdekësisë dhe evolucionit të civilizimit kinez “, shpjegon Shi Jiazhen, kreu i Institutit të relikeve kulturore dhe arkeologjisë në Luoyang.

5c7c1cbcfc7e936d268b45b4

 

Pija

 

Të këshilluara

Ndoqi hajdutët, polici dënohet me 1 vit burg

Një polic është dënuar me një vit burg për kalimin e shpejtësisë mbi limitet e lejuara gjatë një ndjekjeje. Për të ndjekur disa hajdutë të cilësuar të rrezikshë...

17:01

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI