Flash

Tornado godet Alabaman në SHBA, të paktën 23 viktima

Lapsi.al 4 March 2019
Tornado godet Alabaman në SHBA, të paktën 23 viktima

23 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, kanë humbur jetën nga një tornado që goditi Alabaman, duke shkatërruar shtëpitë dhe shkulur pemët.

Tornado goditi fuqishëm zonën e Beauregard 100 km në lindje të Montgomery, kryeqyteti i Alamabës. Moti i keq ka përfshirë edhe Gjeorgjian, Floridën dhe Karolinën e e Veriut.

Sipas autoriteteve nuk është parë kurrë një situatë e tillë me një numër kaq të madh viktimash. Mjekët janë shprehur se po trajtojnë dhjetëra të plagosur. Skuadrat e shpëtimit ndaluan kërkimet deri në agim për shkak të rrezikut gjatë natës, raporton CNN.

Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Alabama, pemët janë rrëzuar, disa rrugë dhe shumë shtëpi janë shkatërruar. Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje banorëve të këtij vendi, përmes një postimi në Twitter, që të bëjnë kujdes. “Stuhitë janë shumë të ashpra por mund të bëhet edhe më keq”, është shprehur ai.

Të këshilluara

Ndoqi hajdutët, polici dënohet me 1 vit burg

Një polic është dënuar me një vit burg për kalimin e shpejtësisë mbi limitet e lejuara gjatë një ndjekjeje. Për të ndjekur disa hajdutë të cilësuar të rrezikshë...

17:01

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI