Thomas Strakosha fiton anketën javore të Gazzetta dello Sport, që na bashkëpunim me Gillette kërkon talentet më të spikatur Under 23 në Serie A. Portieri i Lazio dhe Kombëtares së Shqipërisë, protagonist në fitoren bardhekaltër në derby me Romën, ka mundur konkurencën duke i lënë shumë prapa, në terma preference.
Pritjet e Strakosha kanë bindur lexuesit e Gazzetta.it: është natyrisht meritë e portierit shqiptar, tani pikë referimi për Simone Inzaghi, nëse Lazio shënoi tre pa pësuar asnjë nga tentativat e Romës në ndërqytetasen. Tre karakteristikat për ta përshkruar, pas prezantimit fantastik në Olimpico: i kujdesshëm, si kur neutralizoi goditjen e Dzeko; spektakolar, si kur shpëtoi portën e Lazio nga trajektorja e cmendur e Florenzi; stoik, se qendroi në fushë për 90’ pavarësisht dëmtimit në shpatull.
Keqardhje për shpatullën në fakt, sepse Strakosha nuk ka munguar asnjë minutë deri në këtë moment në kampionat (përjashto ndeshjen e shtyë me Udinese), duke u konfirmuar i pazëvendësueshëm në rolin e tij. Një ngjitje drejt elitës që nisi në 20 shtator 2016, kur shqiptari në pak orë e pa veten nga portieri i tretë në atë titullar në sfidën e San Siro kundër Milan, pas dëmtimit të Marchetti. Intuita e Inzaghi, që e kishte njohur që me moshat, rezultoi fituese. Natyrisht pa i hequr asnjë meritë Drejtorit Sportiv Igli Tare që e mori në skuadër. Në pritje të kuptohet shkalla e dëmtimit, Lazio i gëzohet “saracineskës” së saj e nuk është rastësi që ajo bardhekaltër është mbrojtja e katërt më e mirë e kampionatit.