Problemet fizike për t’u shmangur, përpara së gjithash e pastaj do të jetë përsëri protagonist Çengiz Ynder me fanellën e Romës. Pikërisht në pranverë, një vit më parë, pati ardhur shpërthimi i turkut me një pjesë të dytë të sezonit të shkëlqyer dhe që tani përgatitet ta përsërisë. Sepse Roma llogarit shumë mbi Xhenxhion, siç e thërrasin të gjithë në Trigoria: operacion prej të cilit drejtori sportiv Monki pret shumë. Asi turk ka qenë paguar pak më shumë se 13 milion euro dhe tani vlen më shumë se sa dyfish duke pritur rihyrjen në fushë.
Në Premier Ligë, në veçanti, janë disa klube shumë të vëmendshëm që ndjekin rritjen e Çengiz Under: sikurse është shprehur nga Calciomercato.com, Arsenali që në janar është shprehur i interesuar dhe ka vendosur të dërgojë përsëri një njeri nga zbuluesit e tij në Itali në muajin mars, sulm tjetër i kërkuar nga drejtuesit dhe i nxitur nga trajneri Unai Emeri, që ka përfshirë emrin e Under mes mesfushorëve më premtues për t’u ndjekur.
Por nuk është akoma bindja për të bërë një propozim ekonomik të rëndësishëm pikërisht për shkak të problemit të mosvazhdimësisë së Under. Roma e di, Çengiz do të jetë shumë i kërkuar, por idea e klubit është ta mbajë përsëri si verdhekuq për të bërë të mundur që ta shohin të gjithë shpërthimin e tij, përtej ofertave që mund të vijnë.