Flash

Detaji që thellon skandalin Khloe-Tristan-Jordy

Lapsi.al 4 March 2019
Detaji që thellon skandalin Khloe-Tristan-Jordy

Skandali i tradhtisë së Jordyn Woods me Tristan Thompson është aktualisht më i përfoluri në showbizin botëror.  Çdo ditë dalin detaje të reja duke bërë që ai të thellohet gjithmonë e më shumë.

Për ata që ndoshta nuk e dinë mirë kush janë personazhet në fjalë, ju bëjmë me dije se Jordyn Woods është shoqja e ngushtë e Kylie Jenner, ndërsa Tristan Thompson, ish-partneri i Khloe Kardashian. Rikujtojmë se sapo mësoi skandalin, Khloe i dha menjëherë duart Tristan-it.

Pak ditë më parë, Jordyn, rrëfeu për herë të parë publikisht versionin e saj të historisë në emisionin “Red Table Talk”.

21-vjeçarja pohoi se ka qenë thjesht një puthje në buzë, nuk ishte pasionante, as me gjuhë, duke mohuar një lidhje të mundshme mes saj dhe Tristan.

Mirëpo, së fundmi ka dalë në dritë një detaj i cili na kishte shpëtuar të gjithëve.

A kanë qenë të lidhur Khloe me Tristan kur ky i fundit puthi Jordyn?

Sipas Jordyn, JO!

Ajo gjatë intervistës tha: “Bëra gabim që shkova në festë. Si do të ndihesha unë nëse dikush i afërt me mua po bën qejf në shtëpinë e ish-it tim, babait të fëmijës tim?”

E vutë re? Ajo ka përdoruar fjalën “ish”, që do të thotë se asokohe Tristan dhe Khloe nuk kanë qenë bashkë, por kanë qenë të ndarë.

Të paktën kështu la të nënkuptohej Jordyn!

Të këshilluara

Pasuria nuk ka limite për Nicki Minaj

Pasuria nuk ka limite, por një tavan me yje po. Ky është detaji më i fundit që Nicki Minaj i ka vënë makinës së re që sapo ka blerë. Reperja postoi një v...

16:40

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI