Flash

Situata me Korenë e Veriut, SHBA dhe Koreja e Jugut ndërpresin stërvitjet ushtarake

Lapsi.al 3 March 2019
Situata me Korenë e Veriut, SHBA dhe Koreja e Jugut ndërpresin

SHBA dhe Koreja e Jugut kanë vendosur që të mos kryejnë më manovrat e përvitshme ushtarake, me qëllim që të ndihmojnë përpjekjet diplomatike me Korenë e Veriut.

Pentagoni njoftoi se shefat e mbrojtjes së SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë vendosur që t’i japin fund ushtrime ushtarake me qëllim “që të ulim tensionet dhe të mbështesim përpjekjet tona diplomatike për të arritur denuklearizim të plotë të Gadishullit Korean”. 

Ky vendim vjen pas samitit ndërmjet presidentit Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un në Vietnam, ku dy liderët nuk arritën ndonjë marrëveshje.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Analiza/ Në Hanoi u rikonfirmua diplomacia amatoreske e Trump. Cila është zgjidhja 

Disa zyrtarë perëndimorë shprehën shqetësimet e tyre se dhënia fund e ushtrimeve ushtarake mund të reduktojë gatishmërinë ushtarake në rast se rriten sërish tensionet me Korenë e Veriut.

Pentagoni tha se aleatët janë pajtuar që të vazhdojnë të kenë gatishmëri ushtarake, përmes stërvitjeve ushtarake në përmasa më të vogla dhe programeve të trajnimeve në terren.

Presidenti Trump në të kaluarën ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me koston e ushtrimeve ushtarake me Korenë e Jugut.

Të këshilluara

Ndoqi hajdutët, polici dënohet me 1 vit burg

Një polic është dënuar me një vit burg për kalimin e shpejtësisë mbi limitet e lejuara gjatë një ndjekjeje. Për të ndjekur disa hajdutë të cilësuar të rrezikshë...

17:01

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI