Flash

Video/ Derbi roman është i Lazio: Strakosha i thotë jo Dzeko e Florenzi

Lapsi.al 2 March 2019
Video/ Derbi roman është i Lazio: Strakosha i thotë jo Dzeko e

Roma nuk e merr dot vendin e katërt në kampionat, madje shkatërrohet në derbi 3-0 nga Lazio në Olimpico. Për bardhekaltrit e Simone Inzaghi një fitore që i mban ata në garë të plotë për Champions sezonin e ardhshëm. Përfundon me një rezultat të fortë 3-0, ndëshkim ndoshta i tepruar për verdhekuqtë, falë golave të Caicedo, Immobile (penallti) e Cataldi.

E nisën mirë derbin bardhekaltrit, që në të 12' gjejnë avantazhin: pasim milimetrik i Correa, për Caicedo që dribloi Olsen e depozitoi në rrjetë. Roma e vuajti shumë goditjen e marrë e megjithatë i kishte mundësitë të bënte keq, por gjeti përballë një Thomas Strakosha reaktiv, që ndaloi cdo tentativë drejt portës: edhe goditjen e Dzekos, por edhe më pas atë të Florenzi.

Vredhekuqtë inistuan në pjesën e dytë sidomos, por Strakosha ishte i pakapshëm, ndërsa Pastore nga dy hapa godet cuditërisht jashtë, pas spondit të Dzeko. Lazio u duk në vështirësi, por Correa me një depërtim të jashtëzakonshm e detyroi Fazio të shkaktonte 11 metërsh: Immobile mposhti Olsen, duke dyfishuar shifrat në të 72'. Roma dorëzohet pikërisht aty. Lazio dominon derbin roman dhe fundos verdhekuqtë në minutën e fundit të ndeshjes në Olimpico me golin e tretë. Cataldi ka ndëshkuar Romën përsëri në të 89, duke vulosur rezultatin.

Si për të mbyllur mbrëmjen e errët Kolarov, ish-Lazio, ndëshkohet me karton të kuq. Kështu Lazio ngjitet në kuotën e 41 pikëve, vetëm tre pikë larg skuadrës së Di Francescos, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Të këshilluara

Video/ Lazio dyfishon kundër Romës

Derbi po shkon në mënyrën e duhur për Lazion. Në Olimpico skuadra e Simone Inzaghi ka shënuar golin e dytë përballë Romës, fale një 11 metërëshi. Ciro Immobile ...

22:08

Video/ Lazio në avantazh në derbi

Lazio nuk ka ndërmend të dorëzohet në objektivat europiane, e për më tepër që të fitosh derbin me Romën ka tjetër domethënie. E pikërisht skuadra e Simone Inzag...

20:59

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI