Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Kryetari i ri i myslimanëve shqiptarë, zgjedhje nën hijen e Erdogan dhe Gylen

Lapsi.al 2 March 2019
Kryetari i ri i myslimanëve shqiptarë, zgjedhje nën hijen e

Zhvillime të papritura dhe shumë pikëpyetje ngre gara për zgjedhjen e kreut të ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Edhe pse disa ditë përpara u krijua bindja se fituesi ishte i paracaktuar nga qeveria, duket se nuk rezultoi kështu. Kryetari i ri është Bujar Spahiu, myftiu i Elbasanit. Ai mori shumicën e votave, plot 59. Ylli Gurra 26 vota dhe Gramoz Blliku 2 Vota. Kanë marrë pjesë në votim 87 anëtarë.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman për zgjedhjen e kryetarit të ri nisi paraditen e sotme tek Medreseja e Tiranës. Por pas mesazhit të parë të Bujar Spahiut si kryetar i ri  KMSH-së, ka reaguar ashpër Ylli Gurra, myftiu i Tiranës i cili ishte një prej kandidatëve në garë. Ai që ishte projektuar nga mazhoranca si fitues, në mënyrë të veçantë nga miku i tij Taulant Balla dhe segmente të tjera qeveritare, është shprehur se i gjithë procesi ishte një farsë. Sipas Gurrës kryetari i ri i KMSH-së u imponua nga organizata okulte, duke përmendur këtu edhe gylenistët.

“Kryetari i KMSH nuk mund të zgjidhet nga organizma okultë. U imponua një titullar që nuk ka bërë asgjë në komunitet. Humbje të tëra pronësie. Ajo cka përmenda, organizëm okult, ata të cilët i kanë imponuar komunitetit mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve dhe disa myftinive dhe Shoqërisë Civile dje katapultuan titullarin. Kjo organizatë dihet publikisht. Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarje dhe të tilla katapultime në krerët myslimanë të këtij vendit. Komuniteti nuk është peng i askujt, as i ndonjë qeverie. Në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime. Nuk kam arsye që të jap dorëheqjen nga pozicioni i myftiut të Tiranës. Unë jam shqiptar, jam mysliman, ushtari i askujt, as në Anadoll as në një vend. I shërbej vendit tim pa asnjë ndikim nga okultët”-tha Ylli Gurra, i akuzuar shpesh në publik si ‘ushtar i bindur’ i Taulant Ballës dhe Edi Ramës.

Nuk është ende e qartë se cilat janë zhvillimet që paralajmëron Ylli Gurra. Vetë kryetari i sapozgjdhur, Bujar Spahiu, tha se do të punojë për paqe dhe shpresë pasi për këto të dyja ka më shumë nevojë sot Shqipëria. Një ditë më parë u tërhoq befas nga gara kreu i deritanishëm i KMSH-së, Skënder Brucaj. Ndonëse ai e veshi largimin e tij me vizionin e një kleriku që i hap rrugë klerikëvë të rinj, në fakt Brucaj dyshohet se iku pas një presion permanent që atij i vinte nga Turqia. Presidenti Erdogan e akuzonte atë si njeri të Fetullah Gulen, si dhe vazhdimisht i ka kërkuar Edi Ramës të ndërhynte për ta mënjanuar Brucën nga drejtimi i KMSH-së.

Erdogan ka shkuar edhe më tej duke i vënë kusht Edi Ramës se ai s’mund të vinte në Tiranë në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë nëse Brucaj do të mbante ende atë funksion. Për ndërhyrjet qeveritare në zgjedhjet brenda KMSH-së kanë reaguar një ditë më parë edhe përfaqësues të opozitës. Sali Berisha, Genc Pollo e Ervin Salianji ishin në unison kur thonin se qeveria ka paracaktuar Ylli Gurrën për kryetar të ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ndërkohë sot u raportua se edhe një deputet i PS-së, Flamur Golemi, kishte ushtruar presion ndaj Myftiut të Gjirokastrës për të votuar kandidatin Ylli Gurra. Vetë myftiu Armand Islamaj e mohoi diçka të tillë. Reagimi i ashpër i Ylli Gurrës ngre shumë pikëpyetje.

A kemi të bëjmë thjesht me reagimin e një të zemëruari që humbet një garë për të cilën i kishin dhënë garanci qeveritare? Mos ndoshta është vërtet ashtu siç thotë Ylli Gurra se gylenistët ndikuan edhe kësaj radhe për zgjedhjen e kreut të ri të KMSH-së? Për të kuptuar më mirë këtë mbase do duhet të presim reagimet nga Ankaraja zyrtare. Qasja që do të ketë Erdogan ndaj Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pjesëmarrja ose jo e tij në ceremoninë e inagurimit të Xhamisë së Namazgjasë pritet të hedhin më shumë dritë mbi atë se kush është Bujar Spahiu. U zgjodh përmes një procesi transparent dhe është aty si përfaqësues i myslimanëve shqiptarë apo u imponua nga organizata të cilën Erdogan e ka shpallur si terroriste?

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Analiza/ A po bëhet Amerika me socialistët

Nuk dihet nëse Donald Trump do ta ndërtojë ndonjëherë murin në kufi me Meksikën, nuk dihet as nëse do ta shpëtojë gadishullin Korean nga rreziku bërthamor apo d...

15:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI